
Komisioni i Etikës pritet që të mblidhet që të diskutojë kërkesën e deputetëve të PS-së për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, pasi krijuan kaos dje në Kuvend.
Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur deputetët e Rithemelimit me në krye Sali Berishën, Albana Vokshi, Edmond Spaho, të cilët duan të marrin pjesë në mbledhje. Ata nuk janë lejuar që të futen nga garda.
Mediat nuk kanë qenë të pranishme, por gjithçka është transmetuar live nga llogaria në Facebook e Sali Berishës. Në një moment, Flamur Noka ka hequr nga vendet e dedikuara mikrofonat e deputetëve.
Berisha dhe deputetët demokratë që kërkohet të përjashtohen, kanë braktisur sallën dhe janë drejtuar në zyrën e Klotilda Bushkes, ku janë mbledhur të gjithë bashkë, demokratë, socialistë dhe truprojat e Kuvendit.
‘E ke bërë si burg! Largoni gardën!’- tha Vokshi.
Deputetët e Rithemelimit janë futur në zyrën e kryetares së sekretariatit të etikës, Klotilda Bushka dhe kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat. Berisha thotë se Klotilda Bushka e ka marrë vendimin.
“Shifni si merren vendimet këtu. Ajo dëgjon vetëm njërin largohet dhe thotë se kam harruar të marr vendimin, se unë jam ajo që marr vendim pa pyetur ligje dhe rregullore. Po mbrohen nga 5 badigardë. Në vend që të dëgjojë vendimet thotë se e ka marrë vendimin. Paqe nuk ka në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve.”
Pse po te jet pa badigarde cfare do ti beni ? non grata qe u fsheh ne hale wc kur erdhi polici keta jane qesharak
O meshkuj deputetë të PS a ju janë tharë krahët mor ju thafshin,si more lini një shpellar të tall bythën në tavolinë duke shkul mikrofonin që flisni...turp