REPLIKAT/ Nallbati përplaset edhe me Klotilda Bushkën në Komisionin e Ligjeve: O ti zonjë...

31 Tetor 2023, 12:22Politika TEMA

REPLIKAT/ Nallbati përplaset edhe me Klotilda Bushkën në

Sherri i seancës së djeshme në kuvend transferohet në Komisionin e Ligjeve. Klotilda Bushka u tha deputetëve të opozitës se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën.

Në këtë moment ka ndërhyrë Blejdion Nallbati i cili dje goditi me grusht deputetin socialist, por Bushka nuk ia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Pjesë nga debati: 

Bushka: Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë. Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi I parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua.

Bushka: Keni prekur fundin.

1 Komente

  1. A
    Arbeni

    sali maloku dhe horrat e tij mendojnë se ai do shpëtoj nga SPAK-u duke prishur seancat e parlamentit.Jo mor jo kot e keni saliun nuk e shpëton dot as edhe vet dreqi me të birin të jenë. Ai do shkoj tek vëndi i qenit në burg si kriminel.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje