
Sulmi fizik ndaj një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa ai është duke kryer detyrimin si deputet për të folur, përbën vepër penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Neni 253.
Dje në seancën plenare, deputeti i PD, Bledjon Nallbati, sulmoi fizkisht me grushta deputetin Vullnet Sinaj, vetëm pse ai po fliste duke kryer detyrën e tij në Kuvend.

Në këtë rast, Kodi Penal në kreun për “Krime kundër autoritetit të shtetit”, në nenin 253 parashikon qartë dënimin në këtë rast.
“Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë të kryejë detyrën shtetërore apo shërbimin publik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose gjashtë muaj burg.
Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike, ose më shumë se një here, dënohet me gjobë ose burg deri në pesë vjet”.
Rasti i djeshëm i përket paragrafit të fundit të nenit 253, pasi autori ka vepruar në grup, bashkë me Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe Edi Palokën, dhe ka përdorur forcën më shumë se një herë.
Bazuar në këtë nen të Kodit Penal, Nallbati duhet të trajtohet si një person nën akuzë penale, që mund të dënohet deri në pesë vite burg.
Në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur precedentë të mëparshëm të dhunës fizike, kur deputeti i Laçit, Arben Ndoka, rrahu deputetin Strazimiri dhe Kuvendi i hoqi imunitetin, duke ja dorëzuar drejtësisë.
Ky është një rast identik që duhet të trajtohet me të njëjtin standard.
edi rama në qoftë se nuk zbaton ligjet edhe ndaj këtij banditi skam për tia dhënë kurrë më votën. UNË DUA SHTET LIGJOR
Bravo ???? mos e voto se është shumë e rëndë të pranosh shtyrje me brryla. Vjedhjet me PPP 20 milion euro 1 km rruge s'ka problem i paguajme
Po ikni se na cat trapin me keto artikuj.Asgje nuk kane per ti bere.Do justifikohet qe e beri per ata qe e kane votuar dhe kaq.Do ta perjashtojne 10 dite dhe me pas do ja falin.Ik se nuk e leshojne njeri tjetrin keta te gjithe.Nje mut jane !
Nese nuk i drejtohet gjykates deputeti duhet te largohet nga PS dhe te dorezoje mandatin . Si qytetar i lire pa imunitet zoteria munde te pranoje gjithecka por si i votuar dhuna ndaje tij eshte dhune ndaje votuesit.
Nallbati duhet te denohet me maksimumin e ligjit. E meriton 5 vjete burg per rrugacerine dje ne parlament. Po nuk u be shembull dhe po nuk u denua,i hap rruge dhe here te tjera. Rrugecet e Saliut e kane vendin ne burg bashke me Salin.
Po mero po i njejti standard... fisi Rraja and company i beri per vdekje dy hallexhinj te familjes Merja dhe cfare beri prokuroria e (pa)varur...ndryshoj akuzen ne plagosje e lehte ... e kujton besoj se nuk shkruajte fare?? Mero keshtu si po shkojne gjerat do te vije rradha edhe ty....
Merreni qelbesiren dhe cojeni aty ku e meriton. Nje mesim i tille per te do te ndihmonte dhe te tjeret qe te mos vazhdojne e shkelin ne derrase te kalbur. Na e foken shpritin te marret qe spo kane kufi !
Boboooo, cfare m a s h t r u e s a s h jeni more aman. Aty u pa me ze dhe figure se si Nallbati shkon ti heqe karten pra nuk e prek fare Sinen, ky i fundit shtyn Nallbatin, ne fund Nallbati nga larg tenton gjoja ta godase Sinen. Pra (1) Nallbati reagon ndaj shtyrjes se Sines (2) As nuk e prek fare me grusht kete te fundit. Por, normal ju mund te thoni edhe qe e shtriu pertoke, si te keni qefe ... :)
Ben Noka dha dorëheqjen dhe hoqi dore nga mandati i deputetit Deputeti i Partisë Socialiste ishte i denuar per prostitucion ne Itali jo se i futi dy shpulla Strazimirit
Ketij qeni- Zagar, shikoheni ne fytyre, duhet ti jepet denimi ligjor max, nuk goditet nje burre I moshuar, pervec te tjerave.
Ore po kaq budallenj qenkeni ju te Saliut per interesat e veta ju fut ju ne shere dhe ju kacafyteni ? Po ai e ben me qellim or budallenjer per te shpetuar nga situata qe eshte katandisur mbani ekujllibere se ne demin tuaj dhe te familjeve tuaja eshte dhe tregon se sa te kulturuar jeni sa me edukat dhe sa te pregatitur se dryshe do te ju quajne grupi i rrugaceve. te Saliut do mbeteni ne histori .Saliu ne do grushte krijouani ju mundesine dhe lereni te kacafytet ai punojani tregohuni praktik te vere mend edhe Saliu tashti ne pleqeri edhe pse eshte vone , se te gjithe te keqiat prej tij i keni
Kur nuk zbatohet ligji në institucionin që krijon ligje, çar do presësh nga gjykata.