
Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, ishte një nder që Edi Rama i bëri Sali Berishës. Kjo pasi sipas tij Rama donte të tregonte dhunën e Berishës, duke iu referuar sherrit që ndodhi në Kuvend një ditë më parë.
“Seanca e djeshme, nder që Rama i ka bërë Berishës, duke lejuar deputetët që të futeshin, edhe pse ishin përjashtuar dhe nuk u takonte.
Rama ua bëri këtë nder që ata të vazhdonin spektaklin që patë dje. Rama është i interesuar t’i tregojë publikut se ‘shikoni çfarë opozite ka’”, tha ai i ftuar në studion e News24.
Më tej Bejko tha se Berisha me sulmet që po i bën Ramës, pas hetimit të SPAK, është duke i kërkuar ndihmë duke e kërcënuar, pasi nuk sulmon dot ndërkombëtarët.
“Berisha sulmon dhe kërcënon Ramën sepse nuk sulmon dot ndërkombëtarët. Ai e di mirë që SPAK nuk i merr komandat nga Rama. Ai është në drejtën e vet të hetojë dhe më kërkesë të ndërkombëtarëve që hetimin e korrupsionit. Ka ditë që i dërgon mesazhe Ramës dhe i kërkon ndihmë.
E vetmja mbështetje që i jep është që e lejon të futet në Kuvend dhe të japë spektakle dhune, në mënyrë që të mos merren vendime. E kam thënë që SPAK është mirë të hetojë akuzat që janë hedhur ndaj Berishës, sepse nëse shpallet i pafajshëm dhëndri dhe Berisha të çlirohen nga akuzat, aty nuk mbahen më sepse do të pastrohen. Berisha dhe Rama janë bashkë dhe i krijon të gjitha facilitetet”, tha Bejko.
“Nëse Shqipëria nuk çlirohet nga Berishizmi siç u çlirua nga Ramizizmi…. Rama është si Berisha po me xhinse, pra më i sofistikuar, por po aq autoritar, më rrufjan se Berisha, në kuptimin e sofistikimit”, tha ai më tej.
“Basha më pëlqen që qëndron jashtë trekëndëshit të Bermudës dhe rri jashtë këtij banaliteti publik”, tha ai për Bashën.
Pra me pak fjale, Landi eshte lideri i ri i opozites… Me bukur ska ku me shku
E meriton. Eshte i ndershem dhe i artikuluar Eshte perendimor dhe i guximshem
Seanca e djeshme tregon se Rama eshte gati te djege Parlamentin per te pasur nje si Luli e ty ne krye te Opozites.
Keta te PD nuk ka marangoz ti sjelli ne gone, keta jane prishur ne ate fare menyre, qe vetem per plehra jane, ti fusin ne ndonje incenerator, te fillojne te pjerdhin, mbase prodhojne ndonje energji.