
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka folur për herë të parë pas konfrontimit fizik që ai pati në ambientet e parlamentit me deputetin demokrat, Bledjon Nallbati.
Sinaj tha se incidenti është i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar problemeve që ai ka me drejtësinë shqiptare, teksa shtoi se në lidhje me rastin në fjalë nuk do të bëjë një kallëzim në prokurori ndaj kolegut demokrat.
“Mendoj që nuk është një incident i imi me askënd. Është një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do të marrë një denoncim”, tha deputeti.
Gjithashtu ai zbuloi dhe detaje nga biseda që pati me deputetin Nallbati jashtë ambienteve të parlamentit. Socialisti tha se i kërkoi kolegut arsyen se pse e kreu një veprim të tillë, pasi marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira përpara incidentit.
“Nuk kam pasur komunikim me zotin Nallbati. Jashtë seancës i thashë pse e bëri atë veprim, pasi kishim raporte normale, përshëndeteshim kur takoheshim në rrugë. Ai më tha e kisha me kartën se kisha me ju”, përfundoi Sinaj.
Keta te PD po mundohen kush mund te zeri vendin e Azem Hajdarit.