Përfundon mbledhja e Rithemelimit me Bardhin, Berisha: Përgjigje dhëmb për dhëmb për Ramën, mos na provokoni

31 Tetor 2023, 14:38Politika TEMA

Përfundon mbledhja e Rithemelimit me Bardhin, Berisha: Përgjigje

Sali Berisha ka folur në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së përbashkët mes deputetëve të Rithemelimit dhe Gazment Bardhit. 

Ai u shpreh se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.

“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend.

Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit.

Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha ai.

I pyetur për përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, Berish tha: Vendim i urdhëruar nga Rama, do marrë përgjigje çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve. Ju ftoj të jeni aty në 15:30. Ne do të protestojmë vetë.

 

2 Komente

  1. F
    Familja Berisha Non Grata

    Protesta dhe vetem protesta te dhunshme ne parlament per te mbrojture çdo kusht Sali komunistin kriminelin vrases dhe non grata

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje