Nga Ylli Pata
Për ata që shikojnë sot, e kryesisht këto vitet e fundit, e kanë krijuar përshtypjen se grushti në Parlament, është një instrument politik më i rëndësishëm sesa metafora apo stili oratorik.
Megjithatë kur nisi kjo punë, dmth jeta parlamentare pas rrëzimit të komunizmit nuk ishte aspak kështu. Madje, Parlamenti i vitit 1991 kishte 250 deputetë, 110 më shumë se aktuali. Dhe më shumë se gjysma e tyre ishin me kobure në brez, që e mbanin edhe në sallë. Pjesa më e madhe, e mbante në këllëfin e saj prapa, tek të ndenjurat. Por kishte edhe “modernë” që kishin parë filma amerikanë dhe mbanin rrypa krahaqafë, ku djathtas kishin vendin e revoles. Ndërkaq kishte të tjerë që kapërdiseshin me pistoletë në brez.
Ndër këta ishte edhe Haxhi Lleshi, ish-partizan e president i Shqipërisë për shumë kohë. Madje, nga anektodat e para që u hapën për atë Kuvend, ishin edhe ato kur i ndjeri Haxhi Lleshi, nxirrte koburën e bënte shaka me të ndjerin Gramoz Pashko, që në atë kohë ishte një lider i opozitës. “Ça të bëj se kam pas mik babën tënd pa me këtë do e kisha zgjidhur punën”, thuhej se bënte romuze Haxhi Lleshi, duke shkrirë gazi si të ndjerin Pashko, po edhe deputetët e tjerë të opozitës.
Gara më e madhe në atë Parlament, i cili transmetohej live dhe mblidhte një audiencë aq të madhe sa sot nuk e ka asnjë program televiziv, ishte se kush në diskutime përdorte një nivel të lartë intelektual.
Madje u kthyen në barasaleta pjesë nga leksiku i sofistikuar i Kuvendit të Shqipërisë, si: adekuate, konsensus, kompromis, europianizim, etj etj.
Deputetët, sidomos ata më të rëndësishmit, mundoheshin të tregonin sa më shumë arsenal intelektual duke cituar filozofë e dijetarë më emër, ku Hegeli ishte më i cituari.
Edhe pse në atë parlament kishte shumë agronomë e veterinerë terreni, apo drejtues ndërmarrjesh, pjesa thelbësore e tij përbëhej nga një ajkë intelektuale.
Pesha e rëndë e elitës shqiptare në të gjitha rrethet. Mjekë, inxhinierë, poetë, juristë, ekonomistë, aktorë e regjizorë përfaqësonin të gjitha partitë politike që ishin prezente.
Diskutimet mbi punët e ligjeve apo rendin e ditës, bëheshin përgjithësisht nga vendi. Në foltore dilej vetëm kur kishte ngjarje të rëndësishme apo diskutime të posaçme për një çështje.
Fjalët “I nderuar” dhe “zotëri” i përdornin të gjithë, të cilët thuajse pa asnjë përjashtim thonin në fund “Faleminderit”.
Përveç fjalimeve të gjata, teorike, apo edhe të mërzitshme e mjaft retorike, kishte edhe batuta e romuze që krijonin ilaritet në sallë, e sidomos në audiencën milionëshe që e ndiqnin live. Ishte një sport i ri ndjekja e Kuvendit, ku shqiptarët, të etur për parlamentarizëm e pëthithën shpejt verbin si baza e një sistemi të ri, të lirë, ku secili flet atë që mendon, Natyrale pas 45 vjet ku fjalimet ishin me komandë.
U dalluan në atë Kuvend oratorët, ata që flasin troç e saktë, drejt e pa dredha, ata që flisnin të sofistikuar po nuk thonin asgjë, por mbi të gjithë, mjeshtrat e fjalës që përdornin me kujdes figurat letrare. E këtu natyrisht në vend të parë ishin shkrimtarë e gazetarë. I ndjeri Pjetër Arbnori, Dritëro Agolli, Namik Dokle, të tre njerëz të penës fituan popullaritet për mënyrën e skalitjes së fjalës.
Por kishte edhe njerëz të popullit, që prenin drejt e nuk përdornin fraezologji. Që përplaseshin me njëri-tjetrin por vetëm me fjalë. Bardhyl Fasko, një deputet i PPSH-së nga Fieri u bë në atë kohë mjaft popullor. i cili përgjithësisht bënte polemika të forta e të egra me rivalët e PD-së si i ndjeri Azem Hajdari apo Bashkim Kopliku. Tonet nga një herë ngriheshin shumë, por vetëm kaq. Abdi Baleta, ishte një deputet, i cili nuk ngrinte tonin. Si diplomat e pedagog përdorte timbrin e duhur për të tërhequr vëmendjen, por mënyra e të folurit dhe shikimi i tij bënte të ngjallte ilaritet tek kundërshtarët politikë, por edhe audienca që ishte me të majtën. Por deri këtu.
Kjo rrjedhë vijoi edhe me Kuvendin tjetër pas vitit 1992, kur shumicën e kishte Partia Demokratike. Tensione ai Parlament ka pasur shumë, ku kur ndiqej nga televizioni jepej përshtypja që do të shpërthente. Por asnjëherë s’pati përleshje fizike. Gjithçka ndodhi pas 1997-s. Kur PS kishte mbi 2/3 e Parlamentit dhe PD një grup shumë të vogël parlamentar. Grushtat u ngritën në një sherr ndërmjet dy deputetëve që nuk jetojnë më: të ndjerit Azem Hajdari dhe Gafurr Mazrekut.
Pak ditë më pas, Mazreku, shtiu 3 plumba në koridorin e Parlamentit ndaj Azem Hajdarit, duke gjakosur për herë të parë pas 1990 Kuvendin e Shqipërisë. Pas atij incidenti, deputetët nuk mund të hyjnë dot në sallë me kobure. Të gjithë kontrollohen përpiktas nga Garda e Republikës kur hyjnë në sallë, e kjo është futur në ligj.
Megjithatë, më vonë edhe pse tensionet nuk kanë munguar, përleshjet fizike apo zaptimet e foltores nuk ishin një mjet politik. E si i thonë asaj fjale ; ishim mirë kur ishim keq, duke u rritur e duke u çoroditur.
Gjithçka erdhi, kur në sallën e Kuvendin, erdhën ata deputetë që përdorimin e grushtit e kishin më të kollajtë se fjalën.
Megjithatë, duhet thënë se të drejtën e autorit nuk e kanë “të fortët” që u bënë deputetë, por pikërisht shtetari që ka pasur postet më të larta të Republikës së Shqipërisë.
Po, po: ai që ka qenë president i Republikës, kryeministër e kryetar i Parlamentit. Natyrisht bëhet fjalë për Ilir Metën, i cili në verën e vitit 2006 praktikoi refrenin e këngës së famshme të Ermal Fejzullahut: “kcejna mbi tavolina!”. Ilir Meta, së bashku me shokët e tij të grupit, ku spikati Ndre Legisi por edhe me ndihmën e Tom Doshit, pasi atëherë ishin miq, përmbysi vazo e karrike, duke protestuar ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli. Por vetëm kaq.
Akullin e grushtit të thatë e theu "i nderuari" Armando Prenga, deputeti socialist i qarkut Lezhë, i cili goditi në nofull kolegun e tij demokrat po të qarkut Lezhë: Edi Palokën.
Ndërkaq, një tjetër koleg i katedrës së Prengës, juristi Tom Doshi, nuk mbante shumë fjalime. Madje nuk mbante fare. Kur kishte ndonjë problem me ndonjë deputet rival përdorte vetëm një shprehje: “….robt e shpis”. Rasti i përdorimit të “arteve marciale” ndodhi në legjislaturën e radhës. Ku viktima ishte i ashtuquajturi “deputet me kobure”, Genti Strazimiri. Ndaj të cilit replikoi me grushta të thatë “onorevole” Arben Noka i qarkut Lezhë, i ndihmuar nga kolegu i tij Prenga, i cili si metaforë përdori rripin e pantallonave.
Këto sa i përket dhunës fizike, pasi në aspektin verbal Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në një shesh ku fjala parlamentarizëm nuk njihet. Një pjesë e politikës e konsideron legjitime, madje edhe ushqehen nga panelet se nuk ka rrugë tjetër për të treguar një fuqi të opozitës. E megjithatë, kur opozita nuk përdorte grushtin por Hegelin, erdhi në pushtet…
Kush tjeter vec njethundrakeve turkoshqipfoles... allah uakbar
Z.Ylli te lexoj sa here shkruan, cdo shkrim i juaji ka llogjike e fakte. Por per humorin qe do te besh me Haxhi Lleshin, je jashte kohe. Nuk ka qene deputet Haxhi Lleshi ne nje kohe me Pashkon.
Ka qene Shaqo, ka qene
Varet cfare kupton me grushtin ky zot edhe i Ylli Pata. Sepse hajduterite e Rames jane po aq grushta te ndyere sa grushtat e hajdutit Berisha. Grushti Rames e Berishes me leshimet qe i bejen en favor te greirve jane grushta qe godasin dhe qe emtojne shume me shume. Nuk ka hajdute te mire e hajdut te keq. Berisha Meta Basha e Rama jane i njejti mut, te gjithe antishiptare e te ndyer.
Ndjese Ylli, ka qene deputet ne vitin 1991.
E humbe Shaqo Bregu, haha.
O Ylli rosa! Pse nuk e thua shqip qe grushtat dhe forcen e futi ne parlament per here te pare grupi halabak i PeDeve dhe i pari gangsteri Azem.Kuptohet qe nuk jam pro veprimit te malokut te Hasit Mazreku por, i pari qe ngriti dore ishe Hajdari. Po nuk u thane te vertetat sic kane qene nuk ka per te bere perara Shqiperia. Ndodhen shume gjera qe u tjetersuan dhe u mbuluan me mashtrime nga Sala dhe ndjekesit e tij. Ishte koha kur e zeza shitej per te bardhe pa pike turpi. U shkaterrua dhe u vodh c'do gje nen efektin e teorise se famshe "Terapi e Shokut". Qe s'ishte gje tjeter vec miratim per shkaterrim dhe vjedhje. Faleminderit zotit qe kemi qene deshmitare okulare te asaj kohe dhe nuk na mashtroni dot as ti as KRIMINELI Sali me shpuren e tij. Vetem per skjarim : nuk kemi degjuar ndonje here qe Haxhi Lleshi ti thote ndokujt si citove me siper por qe u ka treguar armet degjeneratave te PDse kur i kan hyre forcerisht ne shtepi kjo eshte mese e vetete.
Eshte cudi e madhe se si edhe pas 45 vjeteve nuk u mbushet mend me Komunistat. Me antikombetar se ata a ka? Per ate Nano e vazhdoi kontraten me Rusi e Serbi e qe Rama nuk e prishe traditen me shkojne.
Te gjithe mendojne se Sali Berisha e ka organizuar kete perleshje ne Parlament. Eshte e vertete. Mbase edhe ushtari i tij Flamur Noka. Por kush eshte ideatori? Por mos harroni se Gazmend Bardhi nuk eshte me i paket se Saliu. Me nje karriere te shkurter, Gaz Bardhi organizoi vrasjen e Mjekut ne Elbasan, dhe doli palagur. Hedhja e gazit lotsjelles ne SHQUP, ishte veper e Gaz Bardhit. SHIK dhe organet e Drejtesise duhet ta vleresojne ndryshe veprimtarine e tij ne keto vite, eshte njeri i dhunes, mbase me dhune eshte rritur.
INJORANTA.
Fillova te lexoj artikullin tuaj, por mbas leximit te dy frazave : "Edhe pse në atë parlament kishte shumë agronomë e veterinerë terreni, apo drejtues ndërmarrjesh, pjesa thelbësore e tij përbëhej nga një ajkë intelektuale." "Pesha e rëndë e elitës shqiptare në të gjitha rrethet. Mjekë, inxhinierë, poetë, juristë, ekonomistë, aktorë e regjizorë përfaqësonin të gjitha partitë politike që ishin prezente." Me sa shoh, ju merrni persiper te beni nje "klasifikim" te njerezve, sipas profesioneve te tyre, per t'i futur ne "rendin" e intelektualeve. Por ketu ju tregoni nje nivel nen mesataren, sepse nuk jane profesionet qe bejne intelektualet. Ne ate kohe vetem nje pjese e vogel e mjekeve, kryesisht ata qe kishin studjuar jashte dhe me vone disa nga ata qe punonin ne Tirane dinin ndonje gjuhe te huaj te cilen e shfrytezonin per te lexuar literaturen e huaj, kurse ata qe ishin ne rrethe ishin te privuara nga keto, sepse te tilla ishin kushtet. Nje pjese e mire e studenteve te ILB (sot universiteti Bujqesor) ishin nga fshatrat dhe me pas ktheheshin ne fshatra, ku mundesia per te shfrytezuar literaturen e huaj ishte zero. Por ne kete Institut kishte nje numur te konsiderueshem studentesh qe ishin nga qytetet e Shqiperise, nje pjese e te cileve ishin me cene ne biografi dhe nuk u jepej mundesia qe te zgjidhnin deget qe desheronin. Me vone nje pjese e mire e tyre u bene eksperte me kapacitete te larta shkencore. Keta ishin studente te agronomise, veterinarise, zooteknise, inxhinierise se pyjeve e te perpunim drurit. Kur erdhen projektet e huaja ne Shqiperi angazhuan ne stafin e tyre kryesisht specialiste teknikë. Ju permendni ne grupimin e "seleksionimit tuaj artificial edhe ekonomiste", porse e shoh qe nuk e dini anekdoten qe qarkullonte ne vitet '70 per ekonomistet shqiptare: " Do te shkaterrosh USA-n? Dergo 100 deri ne 200 ekonomista shqiptare qe ta hedhin brenda nje jave ne toke!" Keta lloj specialistash kishin mbushur Komisionin e Planit te Shtetit dhe instanca te tjera, kryesisht sepse ishin anetare te PPSH. Por vetem intelktuale nuk ishin. Megjithate, po ju rekomandoj te lexoni se çfare debatesh ka patur e ka ende lidhur me emertimin "intelektual". Në Shtetet e Bashkuara, Noam Chomsky – shpesh i paraqitur si një intelektual me nivel ndërkombëtar – është shumë kritik ndaj figurës së intelektualit siç shfaqet në media. Për të, kjo figure karakterizon aktorët e një konsensusi politik që mbyt çdo kritikë reale dhe efektive ndaj diskurseve dominuese. Në këtë këndvështrim, intelektuali është mbi të gjitha në shërbim të ideologjisë dominuese. Chomsky konsideron se “ka punë intelektuale, të cilën e bëjnë shumë njerëz; dhe pastaj është ajo që ne e quajmë “jeta intelektuale”, që është një profesion i veçantë, që nuk kërkon veçanërisht të menduarit – në fakt, ndoshta është më mirë të mos mendosh shumë – dhe kjo është ajo që quhet të jesh intelektual i respektuar. Dhe njerëzit kanë të drejtë ta përçmojnë këtë, sepse nuk është asgjë shumë e veçantë. Është pikërisht një punë jo shumë interesante, dhe zakonisht jo shumë e bërë mirë”. Ai shton: "Këta njerëz quhen 'intelektualë', por në realitet ata janë më shumë një lloj priftërie laike, detyra e së cilës është të mbështesë të vërtetat doktrinore të shoqërisë.(Wikipedia)
Nderroi fytyra e parlamentit kur Edvini tha” mblidhuni te gjitha felliqesirat rreth meje te heqim Saliun” Qe atemot parlamenti u mbush me kriminele , trafikante , e perdhunues. Kaq e thjeshte eshte o Patok, mos i bjer kot rrotull rrotull.
Pse nuk I postoni te gjitha komentet?
Ke harruar grushtin qe i dha Edi Paloka Arben Imamit.
????????????????