Spiropali i përgjigjet Berishës: Përmende Gedafin, por ti çove djalin e preferuar me flokë të lyer te diktatori

30 Qershor 2022, 17:55Politika TEMA

Spiropali i përgjigjet Berishës: Përmende Gedafin, por ti

Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me Gedafin, ish udhëheqësin e Libisë kur tha se kryeministri shqiptar po përdor zonjat ministre për të pastruar imazhin e tij.

“Të mos ju përdorë asnjëherë Edi Rama për imazhin e tij. Se edhe Gedafi mbante 12 badigarde, por Gedafi Gedaf mbetej. Edhe rama hajdut ishte dhe hajdut mbetet. Le të marrë jo 14 gra, por 36 dhe ti bëjë ministre përsëri është hajdut, nuk e shpëlani dot ju atë”, tha Berisha.

Ndërsa ministrja Elisa Spiropali i është kundërpërgjigur duke u shprehur se: “Ky akt normativ nuk i shërben një grushti biznesmenësh. Janë 300 kompani ndërtimi që punojnë përditë.

Përmendi këtu Gedafin, po te Gedafi çove djalin e preferuar Sali, e cove te ato lëkundëset. E gjesdisje me flokë të lyera, të kthyera mënjane. S’ka më këtu as Gedaf, as sjellje gedafore. Ska më sëmundje të tilla këtu, e morët përgjigjen në 2013. Pushteti u duket shumë i largët dhe prandaj bërtisni edhe më fort”, tha Spiropali.

2 Komente

  1. A
    Ani

    Po cte keqe ka O spirobeu? Dhe Berliskoni e tskonte Gadafin e ne nes te Romes.....deri sa u prosh me Sarkozine e dihet per cfare.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karaxhici

      Kete me Kadarenë,e lidh vetëm fundi i tij,se di qe do perfundoje si Kedafi,vdekja e Kedafit,i del ne enderr,edhe ky ,ke mali me gropa,po ky e ka dhe gjenetike,se dhe i japi,Karaxhici,ashtu perfundoje

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje