Surpriza: Bajram Begaj, politikani më i pëlqyer në vend. Ilir Meta më i urryeri

16 Dhjetor 2023, 10:31Politika TEMA
Surpriza: Bajram Begaj, politikani më i pëlqyer në vend. Ilir

Presidenti është lideri më i pëlqyer për shqiptarët. Ilir Meta lideri me i papëlqyer.

Këto janë gjetjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e liderëve. Në këtë renditje kryeministri vjen menjëherë pas presidentit me 47,8% të pëlqyeshmërisë.

Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Edhe më poshtë renditet Lulëzim Basha me 21,9%, ndërsa kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e pëlqejnë vetëm 10% e të pyeturve.

Edhe për mendimin negativ konfirmohet e njëjta qasje për liderët e politikës. Në krye qëndron Ilir Meta me 85,2% dhe më pas në renditje është Lulzim Basha me 73%, më tej Sali Berisha me 65,7%, Edi Rama me 49,4% dhe presidenti me 27,2%.

Të krahasuara në kohë, matjet e Barometrit në Euronews Albania vërtetojnë se mendimi pozitiv i liderëve, pavarësisht shifrave, është rritur për të gjithë krahasuar me matjet e fundit të bëra në janar të këtij viti.

Rama është rritur në pëlqyeshmërinë tek qytetarët me 11%, Berisha me afërsisht 10%, Lulzim Basha me 14% dhe Ilir Meta me 6%.

24 Komente

  1. g
    gjergji

    Hahaha, pseudosondash. Totali del me i madh se 100%. Sa bukur i kane llogaritur. Kur genjeni te pakten beni totalin 100 %. U bene si realizimi i planit ne kooperativat bujqesore ne kohen e diktatures se Enver Hoxhes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Duhet sqaruar se sondazhi o bo ne diten e Bayrom kurbon.... hahahaha

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Edhe njo sqarim ... ne shtete autokrate si Turky dhe simotrat Albaniston, "Ramy qeras Ramy pi". $$$$$$$$$ Gjell e e gatuar posacerish per popullin bageti.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kalec Dega

        Barom, whoo?

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Bravo, saktë,e vërejta sa e pashë grafikonin dhe as që e lexova artikullin.Këtë me siguri e ka shkruar,anketën,e ka bërë ndonjë analfabet funksional!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rikardo Ç42

            Kur te kemi pastruar Shqiperine si duhet mos ki marak se dhe andej nga Maqedonia do i hedhim syte, ky eshte vullneti i popullit qe ka folur edhe pak se dhe me ju do merremi

            Përgjigjjuni
          2. .
            .

            Mos harroni qe jane dy sondazhe te ndryshme , dhe ka dhe njerez qe kane mendim asnjehanes, mos u hiqni si ekspert dondazhes, hyr dhe shiko shpjegimine eksperteve qe e kane bere

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jj

              Jane pyetur ne sondazhe te ndryshme, jo kush te pelqen me shume ne nje liste me emra po A ke mendim pozitiv per ramen, po kane thene 47.8%, jo kane thene 52.2%

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veri

                Imagjino si jane katandisur Rama, Berisha, Meta sa Presidenti Manekin votohet si me i pelqyeri. Pupupupu

                Përgjigjjuni
                1. c
                  capi

                  Gjergji mos u cudit, kur thane pershkruaj shqiptarin thane "nje shqiptar me dy mendje a tri mendje as vet se di cfare mendimi ka". Prandaj dhe na del mbi 100%. Do te jete ndonje staticien me me fillore. Pastaj nese te kujtohet zgjedhjet e 96 qe doli pjesmarrja ne zgjedje mbi 120%

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arti

                    @gjergji Per secilin politikan ne liste, shprehen njerezit me Pro ose Kunder. Tabela ketu tregon per secilin politikan se sa jane Pro (me vleresim pozitiv).

                    Përgjigjjuni
                  2. z
                    zhaku i pamposhtur

                    Shikoni se sa poshte ka rene shoqeria shqiptare..ta mbash gojen mbyllur,te mos japesh ide,te mos besh detyren qe te kane besuar...ne shqiperi perkthehet se je person pozitiv..Pra ky eshte presidrnti yne fantazem Begaj..president me teper se kukull por ja qe shqiptaret e vleresojne si pozitiv pasi e krahasojne me ish predidentet e korruptuar si meta e berisha ose me predidentet matufa si Topi Mejdani apo Moisiu...une kisha idene se presidenti eshte I pari I vendit apo cobani I kopese dhe jo qeni I kopese...

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      X

                      Kush e ka be kete survey???? Veliaj?? Kush eshte Begaj? Ku punon?? Me cfare merret??? O Zot. meritojme pikerisht bajgat....

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        The Exctasy of Gold

                        Mua sme shqeteson survey dhe kush e ka bere survin Mua me shqeteson fakti se keta jane llumi I ketij kombi , jane fundi I kazanit , jane halete publike, ja thuaj kush nga keta mendon per popullin . Keta te gjithe dalin ne televizor e mburin partite Jo hallet e kombit

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Lapardhja

                        Kush eshte ky gazetar karuc qe as matematike nuk di te beje!Me siguri qe do jete Namir Lapardhaja!Vazhdojne akoma me iditesite ku lexuesi eshte me perpara ketyre Barometrave!Ne nje sondazh te bere para nje jave nga 200 te intervistuar se kush eshte Bajram Begaj vetem 12 persona e jihnin qe ishte president i vendit!Ndaj ore idioter ka ardhur koha te kuptoni qe sot fale dixhitalizimit lexuesi eshte me i informuar se ju e per rrjedhoje keto sondazhe vazhdon dhe i ben pd-(partia e dallkukeve) ku po ta shikosh duke mbledhur perqindjet e perqyeshmerise se disa ishpolitikaneve qe sot jane pa parti e elektorat na del qe perqindja e tyre qenkerka me shume se politikani qe drejton sot vendin!Kjo ne shqip quhet "IDIOTESI"ore kazan mediatik qe pasi kthyet ekranet e tv nepermjet dritareve te kazanit ne skuta qe kerkush nuk i ndjek me tashme i jeni kthyer shtypit per ta bere edhe ate si media vizive.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Noci

                          Per mendimin tim ,njerezit nuk preferojnë me politikanet konfliktuale,ku para Begajt,Meta nuk simpatizohej.Jemi merzitur me Keta njerez qe çdo problem duan t'a realizojnë me dhune ,dhe jo paqesisht mjafton ne çfarë gjendje ka arritur parlamenti nga zjarrvenesit qe nuk kerkojne mundesite kushtetuese por luften.Presidanti eshte ekzakt mjeku humanitar,qe eshte i gatshem per bisedime me kedo

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Humoristi

                            Sondazh rrene!Presidenti aktual edhte askushi.Edhte nje leve e sulltanpiktorir.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Ushtaret e Rames habiten

                              Bythlepiresit e Rames neper komente kane inat se eshte me popullor Begaj, nje politikan i urte qe e di vendin e vet dhe nuk fut hundet ku nuk i takon, nuk ben si palaco, nuk merret me karagjozlleqe dhe podcaste, nuk vishet si psikopat, nuk i nxin faqen kombit para Europes si karagjoz duke ju ngjitur si mut europianeve te rendesishem dhe duke sperdredhur gishtat per foto instagrami neper samite ku nuk e pjerdh njeri, nuk ngrifet si dhi e zgjebosur duke i kerkuar Rusise te ndale luften ne Uraine e duke dhene propozimet per perfundimin e luftes ne Gaza kur shteti i tij nuk jep asnje lek e nuk ka as ushtri. Sepse ndyshe nga i droguari, Begaj e di vendin e varfer e te humbur qe perfaqeson. Keshtu qe ketyre bythelepiresve te Rames neper komente, mbas u ka shpetuar fakti se popullit shqiptar thjesht i pelqen serioziteti, jo filmat dhe karagjozlleqet pa vlere.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rikardo Ç42

                                Vend i varfer Shqiperia ?? Eshte mbyllur pergjithmone koha e Lexhendes dhe cecenizmave tani ka ardhur koha te paguhen fajet para drejtesise

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Tirona

                                Kjo eshte kultura shqipetare flitet dhe mashtrohet gjithmon per njerzit me te ulet qe ka pare shqiperia

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Emiljano

                                  Ca sondazh leshi eshte ky mor plak,keta plehra mendim pozitiv kane vetem ne shpite e tyre.Sma merr mendja se ka shqiptar me dy pare mend qe ka mendim pozitiv per te njejtet plehra qe i kane poshteruar,varferuar per 30 vjet. Propoganda vazhdon,te rroje partia✊pllani u realizua 110%

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Satemjere

                                    Hahaha. U ka hyre trika ne palse gelbazave te Meros! Edhe anketimin se japin dot si fuhet se u jane prish Interesat! Ne ate Liste qe u ndryshuan numrat para se te dilte jane dhe Adriatik Lapaj me Arlind Qorrin dhe Endri Shabanin. Su sju vjen turp more te mjere qe i shtemberoni gjerat! Adriatik Lapaj eshte personi vitit! Edhe pse ndryshuan numrat, prape doli me 27%! Ai eshte Albin Kurti I Shqiperise! Hajde tani o patronazhistet e lali dhjerit, hidhuni ne sulm hahahahahahhaa

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Enea

                                      Tmerr, Begaj qe shkoi ne Amerike me taksat e Shqiptareve duke marre edhe gruan, edhe parukieren e gruas, edhe burrin e parukieres se gruas. 25 vete delegacion ne Amerike. Tmerr ksuh e pelqen ate, tmerr

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alushi jam

                                        Në një shkollë të mesme ( në monizëm ) në mblelljen e keshillit pedagogjik drejtori tha objektivin: - " Duhet me çdo kusht të arijmë kalueshmërinë 120 % ". Në parlament ( në demokraci ) Lul Basha na habiti ( na shkriu së qeshuri) kur zbuloi se 7 × 7 bëjnë 42. Sot mësuam se sondazhet janë mbi 100%. Qyfyre shqiptare !!!!!!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje