Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e aplikimeve për nismën e PS-së, “Deputeti që Duam”.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se deri më tani ka pasur në total 215 aplikime për t’u bërë pjesë të socialistëve.
“MIRËMËNGJES dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30 për SHQIPËRINË2030 ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.
Po ai tipi i cili shurroi para gjykatës se lartë me siguri ka aplikuar per Deputet te Rilindjes.
Konkurentet per "deputet" duhet te kalojne bangon e proves nga teqeja e baba Rrahimondi-t...... good luck!
Jam nje e moshuar ne pension ne gjendje te mire shendetesore ,dua te aplikoj per DEPUTETE ? A i pranoni keto mosha jo per gje por sa per te mbajt EKUJLIBER se i ke te gjithe te rinj , besoj se ju duhet ndonje mendje plaku ???Me kete rast na ndihmoni edhe ne pensionisteve per nje shperblim DINJITOZ .Keshtu mendoj nderthuret e reja me te vjtren dhe meren vendime DINJITOZE .F L
Askush nuk të ndalon të aplikosh për deputete , pavarësisht moshës .
Eh, moj Shqiperi , e mjera Shqiperi, ne 100 vjet qe ke si shtet, DEPUTETET E KUVENDIT TE SHQIPERISE t'i kane zgjedhur me "Lista te Mbyllura" aventurieret politike: Zogu, Enveri, Ramizi, Berisha, Nano dhe Ed"Ramsi. Me sa duket, ne Shqiperi kurre nuk do te behen zgjedhje nga populli, per popullin!