VIDEO: Kongresi i PES, Scholz i përkthen në anglisht Ramës fjalimin

15 Tetor 2022, 13:58Politika TEMA

VIDEO: Kongresi i PES, Scholz i përkthen në anglisht Ramës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz teksa po mbante fjalimin e tij në gjuhën gjermane në Kongresin e Partive Socialiste Europiane u ndal për t'i përkthyer në anglisht një pjesë të fjalimit kryeministri Edi Rama.

"Edi sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor", - u shpreh Scholz.

Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku tha se u synua shkatërrimi i plotë i sistemi online shtetëror.

Me datën 14 dhe 15 tetor, në Berlin po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe sot. 

E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.

1 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Ky Kancelar Gjerman eshte njeri i Drejte dhe i ndershem, dhe nuk diskutohet qe eshte super inteligjent , se eshte gjerman, por qe ky nuk eshte hileqar si Markel , e cila i sherbente Serbise Ky eshte njeri me parime morale te larta , qe respekton mbi te gjitha Drejtesine dhe ne kete rast drejtesia eshte ne anen e Shqiperise ndaj dhe ky treoghet i drejte me Shqiperine Eshte tamam Demokrat Europian i vertete, jo fake si Merkel

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje