Nga Indrit Vokshi
Shihni çfarë thotë: Besian Mustafa, Armend Zemaj, Fadil Hadërgjonaj e Anton Çuni, janë bërë me PDK e Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës.
Dy nga këta, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Çuni janë gjeneralë që kanë luftuar në Loxhë e Koshare. Tahir Zemaj komandant në Loxhë. Besian Mustafa i Xhemajl Mustafës. Këta quhen se janë bashkuar me Serbinë? A kuptoni ku ka arritur masakralliku? Kanë shkuar në luftë, kanë rrezikuar jetën, janë plagosur, u janë vrarë familjarët, tash quhen se u bashkuan me Serbinë vetëm pse nuk votuan Donika Gërvallën e Albin Kurtit?
Këta janë deputetë të LDK dhe janë opozita. Këta nuk kanë asnjë detyrim të votojnë me sy mbyllur kandidaturat e pushtetit. Si kudo në Europë, si kudo në vendet demokratike, opozita dhe pushteti votojnë të njejtët emra apo të njejtat ligje, vetëm kur gjejnë konsensus. Në rastet e tjera janë kundërshtarë. Ska republikë pa konsensus. Koncepti i Leninit mbi shtetin, ku thuhet se klasa fituese i ka të gjitha ndërsa klasa humbëse vetëm duhet t'i nënshtrohet klasës fituese, duhet të marrë fund.
Meqenëse zonja në fjalë thotë se admiron Ibrahim Rugovën, le t'i thotë Albin Kurtit se Rugova ka pranuar edhe kryeministër nga partia kundërshtare, vetëm që të krijohet unitet plural dhe vendi të ecë përpara. Le të këmbëngulë që Albin Kurti të pranojë modelin e Rugovës dhe të gjejë konsensus me spekterin politik. Ramush Haradinaj ka pranuar publikisht se do ta votojë kandidatin e Albin Kurtit për kryetar të parlamentit nëse ky ofron emra të pranueshëm; e emra të pranueshëm ai identifikoi nja 6. Mirëpo Donika në vend që të ndjekë modelin e Rugovës, ndjek modelin e Kurtit i cili akuzon si të lidhur me Serbinë cilindo që nuk i nënshtrohet. Po e mbushin Kosovën pisllik mendor vetëm se nuk duan konsensus, nuk duan të pranojnë principin se kur një parti nuk i ka numrat, kërkon konsensus. Pse Albini nuk e votonte Kadri Veselin për kryeparlamentar por bllokoi parlamentin asokohe? Apo këta vetë, lejohet të mos votojnë kandidatin e partisë kundërshtare, kur dikush tjetër nuk voton, quhet i lidhur me Serbinë.
Edhe diçka të fundit për aktivistët: Dolët e thatë se opozita duhet me pas turp se nuk e votoi vajzën e Jusuf Gërvallës. Po ju a keni turp kur shani dhe akuzoni për lidhje me Serbinë vëllezërit e Luan e Shkëlzen Haradinajt? Apo kur flitet për Ramushin e Dautin, ata trajtohen si individë, jo si vëllezër dëshmorësh. Kur flitet për Donikën, ketë nuk duhet ta trajtojmë si individ, u dashka ta trajtojmë si vajzë e mbesë dëshmorësh. Pse nuk e trajtoni edhe Donikën si individ?
Kosova duhet çliruar nga banaliteti, vulgariteti, leninizmi, aktivizmi agresiv dhe qorr. Kosova ende nuk është formuar si republikë në mentalitet. Ka individë të cilët për luftë elektorale, akuzojnë kundërshtarin për lidhje me Serbinë, pa kuptuar ose pa dashur të kuptojnë sa vulgarë e sa banalë duken e sa e dëmtojnë vendin duke mbjellë përçarje popullore.
Teoer korekt,analize brilante, bravo
Arsyeja pse shqetësimi vret më shumë njerëz sesa puna është sepse më shumë njerëz kalojnë jetën duke u shqetësuar sesa duke vepruar. Shqetësimi është një barrë e padukshme që rëndon mendjen, konsumon energjinë dhe shpesh paralizon vullnetin për të ndërmarrë hapa konkretë. Ndërsa puna, sado e lodhshme të jetë, sjell lëvizje, qëllim dhe shpesh zgjidhje... Në vend që të lejojmë mendimet e errëta të na mbërthejnë, duhet të mësojmë të kanalizojmë shqetësimin në veprim, sepse është më mirë të lodhesh duke punuar sesa të shkatërrohesh duke menduar.
Shkrim shume objektiv. Bravo.
Të lumtë, akuza pa bazë tregojnë sa e cekët është e ka qënë ministria e jashtme e Kosovës, vetë Donika Gërvalla. Ajo kur mohoi ata që e shkolluan dhe ushqyen në Shqipëri, të atin e mban vetëm për të përfituar nga mbiemri. Për tru, s’ka fare.
Kjo është shumë e vërtetë gjith jetën kurvë mbeti...
Familja Gervalla eshte histori e sajuar nga Udba dhe Siurimi Shtetit. Puna me popullm me shumice serbofile te vetequajtur komb kosovar eshte se jane nje turme e tredhur , pa dinjitet dhe mosmirenjohes. Ata vetem Serbia i shtron e nenshtron si njerez te dores se dyte. Do vije dita qe Shqiptaret ti jene mirenjohesh popullit serb.
Çfar thua or,je ne vete ti apo jo,te pakten mbaj urrejtjen per vete e mos ndyje gjithe shqiptaret.
Foli ashper po drejt
Gerdalla dhe Kurvi.