Maduro në "luftë" me SHBA, Vuçiç e falenderon

22 Gusht 2025, 09:43Rajoni TEMA
Maduro në "luftë" me SHBA, Vuçiç e falenderon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike “të mirë dhe përmbajtësore” me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro, me fokus në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vuçiç e cilësoi Maduron si “mik të madh” të Serbisë dhe e falenderoi për qëndrimin e tij lidhur me Kosovën.

“Serbia e vlerëson lart mbështetjen parimore dhe të qëndrueshme të Venezuelës për ruajtjen e integritetit territorial dhe për mosnjohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai, në platformën sociale Facebook.

Serbia ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Maduron, të cilin Bashkimi Evropian e konsideron si president të pa­legjitimuar për shkak të parregullsive zgjedhore.

Në janar, gjatë inaugurimit të Maduros për një mandat të ri presidencial, mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, veprim që u shoqërua me kritika nga Brukseli.

Maduro ndërkohë, ka probleme të mëdha dhe me SHBA.

4 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Për Edi Ramën është krejt ok.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiranë

      Salehu eshte pis e i panjeri. Por nganjehere edhe pusi Saleh ja qellin. Ja psh ai ja qelloj kur e quajti me te drejte Rame Ramaduro. Tani durot kane nis te ngrwj koken se jane ne gerhamat e fundit.

      Përgjigjjuni
      1. e
        enigranti

        lere cfare paska ber vucic po ke do kete mike vucic tere te deshtuarit. si edhe ky si keta eshte, maduros nga nje shofer autobusi ne president, dhe me e bukura eshte se u nxjere dhembet amerikes edhe anglise nderkohe qe eshte thes i grisur,del cdo jave mbane fjalime dhe parada ushtarake tipic diktator, por haron qe nja 7 milion i kane ikur nga vendi per kushte qe ka venezuela, eshte mike me vucic ,,,, hahaha

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arsimtari

          Te bashkohen te gjitha funderrinat e botes me Vuçiçin dhe Serbine sepse,vete Serbia eshte nje kantajner funderrinash!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje