Greqia përjashton mundësinë e vendosjes së trupave paqeruajtëse në Ukrainë

21 Gusht 2025, 10:21Rajoni TEMA
Greqia përjashton mundësinë e vendosjes së trupave

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, deklaroi se Greqia nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë pas përfundimit të luftës, si pjesë e garancive të sigurisë.

“Jo, nuk ka një plan të tillë dhe as nuk po merret në konsideratë një gjë e tillë”, tha ai në një intervistë për televizionin Skai.

Marinakis theksoi se vendime të tilla janë në dorën e secilit shtet anëtar dhe se mbështetja e Greqisë ndaj Ukrainës do të vijojë, por jo në nivel ushtarak.

Ai kujtoi se Athina ka ndihmuar që në fillim me armë, municione dhe automjete BMP-1, por refuzoi më vonë kërkesën për dërgimin e sistemeve raketore Patriot dhe S-300.

Në sfondin e presionit diplomatik, Uashingtoni ka kërkuar nga Greqia të dërgojë në Ukrainë sistemin rus S-300, ndërsa nuk ka ofruar garanci për zëvendësimin me sisteme amerikane.

Nga ana tjetër, Athina i qëndron fort pozicionit se kufijtë nuk ndryshohen me forcë, duke e lidhur këtë qëndrim edhe me përvojën e saj historike në Qipro.

“Greqia respekton të drejtën ndërkombëtare dhe, në asnjë rrethanë, nuk do ta zbutë qëndrimin e saj ndaj shkeljeve të kufijve”, tha Marinakis.

8 Komente

  1. Y
    Ymeri nga Yzberishi

    Vendim, më se i drejtë…. Djemtë u duhen për të mbrojtur atdheun e tyre, dhe jo kapriçot e Putinit dhe Zelenskit….

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arberori

      Bravo Greqia, konseguente ne qendrimet e saj.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yunani

        Ju duhen djemte tju tregojne bycen turqve.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janina, Moreja, Preveza

          Mos na e nxirrni më këtë lloj letre higjenike që kanë për flamur grekqirët! Nuk na ha bytha se çfarë bën Jonanistani. E rëndësishme është se çfarë duam ne me Jonanistanin dhe territoret shqiptare që pushtuan aziatikët. Duhet të mendojmë me kokën tonë, për interesin tonë, të përgatitemi në heshtje dhe kur të historia të na sjellë rastin, të mos kemi asnjë lloj mëshire

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Nga flet ti Janina etj. , nga spitali psikiatrik ? Do të të dërgojmë ty në vijën e parë kundër grekut , po kallashnikovin t'a gjesh vetë se depot e ushtrisë janë bosh , as kobure për oficerët nuk ka .

            Përgjigjjuni
          2. G
            Greqia kavra n'hall

            Greqia armatoset me F-35, Turqia me drone inteligjente. Lufta ne Ukraine po behet me drone. Kush e fiton nje peballje Turqi-Greqi? Ushtria turke ka 800,000 ushtare karriere, sa ka Greqia? Turqia mund te mobilizoje 8 milione ushtarake, Greqia nuk i ka gjithsjej 8 milione qytetare, pa emigrantet. Si i behet punes ne kete rast? A do te luftonin shqiptaret e Greqise per Micotakisin dhe te djathten extreme te tij?

            Përgjigjjuni
            1. G
              Ganua

              Po shqiptarët e Greqisë janë të gjithë myslo të pagëzuar , sigurisht që me turkun do të jenë . Ka më popull legen , tradhëtar , bythëdredhur e i pa besë se shqiptarët ? Nuk ka .

              Përgjigjjuni
            2. l
              loni

              Greqise i duhet NATO vetem per te mbrojtur veten e vet, se kur ka nevoje NATO e heq bythen menjane.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje