BE ndaj partive politike në Kosovë: Të konstituohet shpejt Kuvendi

20 Gusht 2025, 20:02Rajoni TEMA
BE ndaj partive politike në Kosovë: Të konstituohet shpejt

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

2 Komente

  1. X
    XY

    Edhe Evropa i bie deres te degjoje dritarja. Kerkon qe partite te rregullojne kete pune dhe harrojne se eshte Kurti qe e ka bere mish-mash. Me mire ti luten Serbise qe te urdheroje Kurtin per te rregulluar punet e Kosoves. Eshte rruga me e shkurter....

    Përgjigjjuni
    1. B
      BE eshte ne perendim te saj, po mbaron ne deshtim

      Sa keq, ne cfare niveli te ulet ka perfunduar BE?! E paimagjinueshme.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje