Deputeti i PDK-së: Kurtit s’i intereson konstituimi i Kuvendit, po mban peng Kosovën!

21 Gusht 2025, 09:26Rajoni TEMA
Deputeti i PDK-së: Kurtit s’i intereson konstituimi i Kuvendit, po

Deputetët në Kosovë u mblodhën këtë të mërkurë për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Deputeti i PDK Hisen Berisha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, akuzoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti se interesi i tij është kaosi dhe jo që të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës.

“Koha e abuzimeve ka mbaruar dhe Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit. Kurti nuk ka interes që të konstituojë institucionin.

Ai po qeveris në detyrë, po merr vendime po bën abuzime etj…Atij i konvenon që të mos ketë përballje me opozitën, pa pasur llogaridhënie. Po qeveris i pakontrolluar nga Kuvendi.

Kjo formë i shërben vetëm atij. Por duhet të kuptojë se nuk mund të jetë mbi ligjin. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese dëshmoi se institucionet e pavarura janë gardiane të rendit”, tha ndër të tjera Berisha.

3 Komente

  1. H
    Hakiu

    Kjo figure eshte soj ne vete i BUDALLALLOKUT,nuk duhet te jete fitimtare,perkundrazi te injorohet. Eshte arrogant dhe injorante,trushperlar dhe vetefalenderues,mendon se Kosova zanafillen e ka nga soji i tije po shyqyr gjithnje e me pak ka edhe vete brenda llojit.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Urimi

      Baca hakiu, na thuaj neve popullit "hajvan" qe spo e kuptojme se kujt po i drejtohesh ti si budallalloku,arrogant, injorant e trushperlar! Ta dijme i ndeuar se populli asht si delet ka ti qon qobani (albini) shkon , e ti si i lartndritur mos u ban xheloz po tregoj popullit se i ndihmon kosoves!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dum zgjedhje te reja brenda 2025

      Kosova ka nevoje per zgjedhje te reja, jo per Qeveri Kurti-Gervalla! Nji Qeveri por-Perendimore e shpiton Kosoven e kombit trullan kosovar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje