CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht 2025, 22:00Rajoni TEMA
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë

Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport të përditësuar të sigurisë në të cilin thuhet se trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportuan sot mediat në Republikën Srpska.

Në seksionin kushtuar organizatave terroriste, thuhet se “Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike – Forca Quds vepron në Bosnjë dhe Hercegovinë”, raporton RTRS.

CIA deklaron se qëllimet e kësaj organizate janë “të mbrojë revolucionin dhe shtetin islamik të Iranit, të zgjerojë ndikimin iranian, të sigurojë sigurinë e brendshme, duke përfshirë kontrollin e kufijve, të ndikojë në politikën, ekonominë dhe politikën e jashtme të Iranit”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit u vendos në listën e organizatave të huaja terroriste nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së më 15 prill 2019.

1 Komente

  1. 7
    777

    Besoj se të dhënat i keni zi në Irak se edhe atje na nderuat me ata të dhënat tuaja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje