BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut

18 Mars 2024, 22:40Rajoni TEMA
BDI paralajmëron trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka paralajmëruar trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Këto trazira, sipas kësaj partie që është pjesë e Qeverisë maqedonase, kanë për bazë një “skenar rus” të koordinuar, siç tha, mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, VMRO-DPMNE dhe partisë, E Majta.

BDI-ja, që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një deklarate pretendoi se fyerjet, që sipas saj po i bën opozita ndaj kandidatit të saj për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit me mandat teknik, Talat Xhaferit, bazohen në “mungesën e programit zgjedhor dhe nxitjes e tensioneve për shkak të humbjes në zgjedhje”.

Për këtë “skenar”, BDI-ja tha se ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar, por në komunikatë nuk saktësohet se për çfarë skenari bëhet fjalë dhe nëse për këtë ka marrë indikacione nga shërbimet e sigurisë të Maqedonisë së Veriut.

“Përshëndesim vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit për t’i thënë po Evropës, jo Rusisë”, u tha në reagimin e BDI-së.

Por, kryeministri teknik, Talat Xhaferi, ka thënë se Qeveria nuk ka informacione mbi tensione të mundshme para apo pas zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare.

“Për momentin nuk kemi të dhëna të tillë. Institucionet përkatëse, Agjencia për Zbulim, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe sektori i veçantë për siguri në Ministri të Mbrojtjes kanë raportuar për aspektet e sigurisë, por aktualisht nuk ka të dhëna. Por, tendenca për veprime hibride ka dhe kjo duhet të nxisë institucionet që të marrin masa parandaluese”, tha Xhaferi gjatë një vizitë në Tetovë.

Lidhur me pretendimet e BDI-së ka reaguar edhe kandidati për president i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari, duke e akuzuar këtë subjekt politik për “hipokrizi”.

“Janë këto akuza qesharake dhe BDI-së nuk i ngjan t’i thotë. Nëse dikush nga partitë shqiptare ka afërsi me Serbinë, ajo është BDI… Nuk ka mundësi që opozita të organizojë diçka kur nuk ka pushtet. Nëse dikush është e shqetësuar dhe nervozuar në këtë kohë, unë mendoj se më shumë se BDI-ja nuk është askush”, deklaroi Taravari.

Zgjedhjet presidencial në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill ndërsa më 8 prill zgjedhjet parlamentare së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

4 Komente

  1. L
    Lexuesi

    24 Prilli eshte perpara 8 Prillit ore gazetaruc kazani apo mjafton te mbushni faqens se nuk e lexon njeri??????? Vetem Al Bini lexon mbrapsht ne trojet shqiptare o hej o hej o hej.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Ali Ahmetivski ky injorant torbesh antishqiptar e ka kuptuar se do te humb zgjedhjet dhe orandaj kercenin me trazira. Po rastin e Kumanoves, ate te Sopotit dhe rastet tjera do te jap pergjegjesi Ali Ahmetivski. Kaq mbi 20 vite qe shqiptaret diskriminohen e shtypen. Pse o Ali Ahmetivski nuk keni asnje shqiptare ne grupin fashist te policise “Tigrat”, keta pjestar 100% sllavosevernjak po terrorizojne shqiptaret sa here kjo u duhet shovenistve sllavosevernjak.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkupi

        Bujar Osmani miku i Lavrovit, vizitat e para ia ka bere ne berograd ku eshte pritur nga Vucic e Dacic.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkupi

          Ali pasaniku. Me nipëra dhënduer, kushërinj vëllezër e motra kanë me miliona euro Mashtrues që jeton e pasurohet nga gjoja lufta e vitit 2001 Udhëheqësit e Ali Babës mblidhin miliona në perëndim nga mërgata , me kërcnime para vitit, 2001 Bashkëluftarët e tij janë pa bukë, ky po blen patundëshmëri Ik, të pret burgu, hajdut i klasit të parë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje