Fitoi zgjedhjet, flet Mitsotakis: Unë jam kryeministër i të gjithë grekëve

26 Qershor 2023, 09:19Rajoni TEMA

Fitoi zgjedhjet, flet Mitsotakis: Unë jam kryeministër i të

“Faleminderit nga zemra”, u tha Kyriakos Mitsotakis simpatizantëve Demokracisë së Re pas shpalljes së rezultateve të votimit ku u shpall fitues me 40.55% të votave.

“Për herë të dytë radhazi e gjithë Greqia është sërish blu. Një falenderim i veçantë për zyrtarët e partisë. E di sa jeni lodhur, por sot rezultati justifikoi përpjekjet tona.

Populli na besoi një mazhorancë komode dhe na dha një mandat të fortë për të ecur përpara dhe për të ecur në rrugën e progresit dhe kohezionit social.

Për mua, sot është një ditë veçanërisht prekëse”, vazhdoi Mitsotakis , i cili u ndërpre nga turma me shprehjen “ti je dhe do të jesh kryeministër”. 


“Për herë të parë, pas një qeverisjeje 4-vjeçare, ND-ja arriti të rrisë përqindjet e saj. Ajo që kemi arritur është të mbyllim përfundimisht ciklin e ndarjes dhe toksicitetit që u hap 10 vjet më parë. Dua ta dini se përgjegjësia që ndiej mbi supet e mia është shumë e rëndë. Sot ne festojmë dhe nesër përveshin mëngët për punë të palodhur,” shtoi  Mitsotakis. 

Lini një Përgjigje