Incidenti ndaj Vjosa Osmanit në Shkup, reagon Ministria e Jashtme: Trajtim jodinjitoz ndaj Presidentes, kërkuam sqarime

2 Gusht 2024, 09:09Rajoni TEMA
Incidenti ndaj Vjosa Osmanit në Shkup, reagon Ministria e Jashtme: Trajtim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani në Shkup. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale Ministria thekson se ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t'u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”.

Një ditë më parë Presidenca e Kosovës, njoftoi se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’i marrë celularin personal Presidentes, gjë, që nuk është lejuar nga kryetarja e shtetit.

1 Komente

  1. T
    Tarras-Bulba

    About time, qe MJ e Kosoves te reagonte... Ata duhet t'i dergojne nje leter proteste halabakeve te Maqedonise per kete provokim flagrant dhe shkelje e statusit te nje zyrtari te lart qeveritar dhe protokolleve nderkombtare. Zagaret e Maqedonise duhet te japin llogari per kete incident diplomatik!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje