Jo vetëm Berisha - Një tjetër "non grata" ballkanas hedh miliona euro për lobim në SHBA

8 Korrik 2025, 17:43Rajoni TEMA
Jo vetëm Berisha - Një tjetër "non grata" ballkanas

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, në administratën e re amerikane.

Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë ministri.

Përveç 11.6 milionë markave, që veçse ishin ndarë më herët, ministria i ka pranuar 54.9 milionë marka, çka përbën rritje për gati 43 milionë marka (apo rreth 22 milionë euro).

Autoritetet e Republikës Sërpska kanë lobuar jashtë shtetit që një kohë, mirëpo pavarësisht këtyre përpjekjeve, shumica e lidershipit të entitetit të udhëhequr nga presidenti Millorad Dodik dhe anëtarë të familjes së tij, kanë përfunduar në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Thesarit, si dhe në listën e sanksioneve të disa shteteve evropiane.

Ministria për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës Sërpska e ka theksuar se fondi për ministrinë është rritur sepse synon “të ndryshojë imazhin për situatën në Bosnje e Hercegovinë”.

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska, Zhelka Cvijanoviq, anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, kryeministri i entitetit, dhe kryetari i parlamentit, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, kanë qenë më parë në listën e sanksioneve të Zyrës së Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja.

Në listë janë edhe familjarë të Dodikut, sikurse djali dhe vajza e tij, Igori dhe Gorica.

Ata janë të sanksionuar për aktivitetet anti-Dejton dhe për përfshirje në korrupsion.

Dodik dhe Cvijanoviq janë në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 2022, për tentimet e tyre që të minojnë legjitimitetin e Bosnje e Hercegovinës.

BE-ja ka tentuar në të kaluarën të vendosë sanksione kundër Dodikut, mirëpo ka dështuar për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë.

Disa muaj më parë, Gjermania dhe Austria kanë vënë ndalesë ndaj Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit për hyrje në këto shtete dhe kanë urdhëruar ngrirje të aseteve, nëse i kanë nëpër këto territore.

Në ditën e njëjtë të vendosjes së sanksioneve, Qeveria e Republikës Sërpska e ka shpallur ministren gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, si person të padëshiruar.

Ministrja, e cila ka qenë duke e vizituar Banjallukën atë periudhë, ka thënë se përfaqësuesit e Dodikut e kanë “kërcënuar” atë dhe delegacionin e saj me dhunë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët gjatë vitit që si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore – të vetmet në Ballkan – aktualisht, nuk kanë asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara.

Deri vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës i ka pasur dy marrëveshje të tilla, por ato tani kanë skaduar.

Njohësit e politikave vendore dhe ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo rrezikon ta lërë Kosovën nën hije dhe “pa një vend në tavolinë”.

REL

6 Komente

  1. S
    Serbomadhi me motërqirin e Tropojës

    As që kanë të krahasuar. Serbi lufton për ndarjen e Bosnjës dhe bashkimin me Serbinë, ndërsa prostituta e Tropojës që ka shfarosur ushtrinë, industrinë, flotën transoqeanike, fabrikat, bujqësinë, që ka shitur territore dhe varë shqiptarë, lufton si kurv e sillogjeve, Asfalisë dhe Labit motërqir Ferid Bejleri për copëtimin e Shqipërisë dhe VorioEpirin. Sipas interesit të karrigesh, herë me grekun kundër jugut të Shqipërisë dhe herë me Serbin kundër UÇKsë dhe pavarësisë së Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nongradat ne litar .

      Dodiku eshte i shpallur i vetem nongrada e paguan 22 milion Euro po ky krimineli terrorist i jone Sali hale Berisha i shpallur nongrada familjarisht me bucen Lirie Sllobodanka , shemtira Gita e sy peshkaqeni Zen bythqiri . Ketij maskaraji me siguri i ka kushtuar mbi 100 milion Euro dhe me siguri i ka paguar qe tere kriminelat e pd presin me goje hapur heqjen e damkes nongrada . Po me e forta e shajne avokatin Idaet Beqiri pse i denoncon vjedhjet e kesaj familjeje kriminale .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realiteti

        Origjinal si shoku sa-leh Salih komunisti me partinë e tij familjare apo me banden e tij familjare dhe 10 apo 15 budallenj qe vrapojnë pas tij ! Modeli i njejt si shkiet si djalli plak sa-leh salih!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjakova

          Njeri nacionalist dhe shovinist, tjetri motërqir, pederast dhe kurvë e shovinistëve grekë dhe serbë kundër shqiptarëve. Dodik çfarë thotë bën, sharlatani Berisha tjetër hapet bythësh si gjoja patriot, i ndershëm, i besës , tjetër bën si kurvë e Millosheviçit dhe Greqisë, si hajdut patologjik, si pabuks dhe qelbësirë e 100 sahanëve, si vrasës i pabesë, si zjarrvënës dhe vëllavrasës, si intrigant zvarranik, si bythlëpirës, si i paaftë që pushteti i del nga duart dhe humb kontrollin gjithmonë duke u kthyer në një buçe në kërkim histerik të karit të qenve antishqiptarë.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boston

            Dodik asnjë herë nuk ka qenë mik i amerikanëve dhe ka bërë atë që do në interes së idesë së tij të Serbisë së Madhe kundër vullnetit të Perëndimit, kështu që nuk është çudi izolimi dhe ndëshkimi që i bën Perëndimi. Por Sali Berisha ka qenë gjithmonë dordolec dhe bythlëpirës i i Perëndimit. Në pushtet ka bërë gjithmonë atë që i kanë thënë, ndërsa në opozitë ka bër atë që i thonë fqinjët, spse Perëndimi e ka konsideruar budalla dhe të pa besueshëm për të rimarrë pushtetin. Nëse kanë ndëshkuar një politikan të një vendi aleat dhe populli mik që e kanë ndihmuar më shumë se askush tjetër, atëherë do të thotë se e konsiderojnë Berishën një rrugaç, halabak, hajdut, të shitur , sharlatan, krejt të diskretituar dhe të paaftë të drejtojë në mënyrë të ndërgjegjshme, të zgjuar dhe në interes të popullit të tij.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Te korruptuarit vazhdojne me vesin e tyre!?Normalisht shpresat i kane te korruosioni i te korruptuarve!?!?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje