Kush është shqiptari që Serbia po e akuzon për vrasjen e policit në Loznicë

18 Korrik 2024, 11:08Rajoni TEMA
Kush është shqiptari që Serbia po e akuzon për vrasjen e

Mediat serbe raportojnë se një efektiv i policisë kufitare në Loznicë ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi me armë. Sipas mediave serbe autori i ngjarjes është një shqiptar nga Kosova i identifikuar si shtetasi Artan Hajziri.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Ai shoi se efektivët e policisë ndaluan për kontroll një automjet me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas Daçiç pasi ka dalë nga mjeti njëri prej personave ka qëlluar me armë në gjoks policin Nikolla Krsmanoviç, 34-vjeç, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë që ka mbetur i plagosur Vjekoslav Iliç 50-vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Sonte, rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipnički Šor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës ndaluan një Mercedes me targa të Tutinës në të cilin ndodheshin dy persona – tha Daçiç.

Kur ka dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Krsmanoviç në gjoks dhe policin Vjekoslav Iliç në shpatull dhe më pas kanë ikur.

Të dy policët u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Loznicës, ku Krsmanoviç u nënshtrua plagëve të marra.

Policia në vend ka gjetur pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovë në emër të Artan Hajziri dhe një letërnjoftim gjerman.

Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të autorit, policët e Departamentit të Policisë së Shabacit, si dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Drejtoria e Policisë Kufitare dhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste ndodhen në terren, janë ngritur dronë dhe helikopter”, tha Daçiç.

Sipas mediave serbe autori i ngjarjes është Artan Hajziri, pasaporta e të cilit është gjetur në vendngjarje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për kapjen e autorit, theksojnë mediat në Beograd.

1 Komente

  1. J
    Jimi

    Shum interesant !? Ne praktiken e njohur te kriminalistikes boterore, kriminelet, sidomos vrasesit, kur kryejn nje krim, mundohen me te gjitha mjetet e menyrat qe te zhdukin provat e krimit. Ne rastin konkret krimi jo vetem qe u krye, por ne vendngjarje lihet edhe karta e identitetit !? Shum mire jepet informacioni, se si "vrasesi" doli nga makina me arme ne dore dhe me gjakftohtesine me te madhe dhe fare pa razistence nga ana e policeve, i qellon qe te dy, por nuk jep asnje detaj se si ndodhi qe karta e identitetit te gjendet ne vendin e krimit !? Ky "vrases" gjakftohte kreu krimin dhe nuk mundej qe me gjakftohtesi te merrte edhe karten e identitetit nga dora e policit te vrare, por e la ne vendin e krimit qe tu thoshte serbeve, qe policin e vrame ne shqiptaret ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje