Osmani në SHBA: Kam informacione të besueshme se Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në javët e fundit

10 Korrik 2025, 18:58Rajoni TEMA
Osmani në SHBA: Kam informacione të besueshme se Trump parandaloi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona”.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia – “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve ’90” dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

7 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Furce fshataresh.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klodi

      Askujt s i intereson Kosova ne Shqiperi. S jemi me ne 99 qe na kish bere propaganda Enveri. Hasta la vista

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirane

        O Klodi, o qirje sllavoaziatike, ardhacak i qelbur. Shqiotaret jane nje kudo qofshin. Ti vdis nga frika e shqiptarve! Vdis i deshpruar, qelbesira sllavoaziatike!

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fatosi-kosove

        Ska dyshim se mender presednike osmanka aludon ne "ndalimin" e luftes mes izraelit dhe iranit sepse nje sulm i serbise ne kosove perderisa ka nje ushtar amerikan ne kosove dhe ate pikrisht ne veri ska sulm por osmanka e ban kete deklarate per tu dukur se eshte komandante dhe i di te gjitha, e ne fakt eshte vetem komandante e koalicionit me qenefin e quajtur vetvendosje dhe lista serbe kete e deshmon edhe fakti se nuk ka asnje kompetence ta zgjidhe bllokaden qe tash e 5 muaj kurrci dhe kinse partiqka e saj guxo i bajne kosoves, nderkoge qe kosova ka qindra probleme ajo udheton me shpesh ne amerike sesa shkon ne Drenice psh.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi per drejtesi

          Bravo Tosi, vetëm do të shtoja se kjo Osman lundëron vetëm pas intresit të saj dhe aspak nuk i intereson kombi dhe shteti.

          Përgjigjjuni
        2. k
          kosovarja

          Kjo ehste nje femer kare...me ngjason me ato vemrat qe ngriheshin ne mesim dhe recitonin..vari kart

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Mbani frymen shqiptar,lajmi i fundit per diten e sotme,siq njofton tanjugu qenefi i quajtur vetvendosje nese ne ora 10 e 30 mbane konference te jashtezakonshme per media me dyer te mbyllura,ne kete konference jan te ftuar te gjithe ata qe kan perfituar nga qeveria subvecione se paku 100.000 euro dhe qe ta kene te çarte ska pyetje per mos zgjidhjen e kryetre se kuvendit dhe kushdo qe guxon te bej pyetje te tille do cilesohet si hajvanat, por s le shkrum os guxoni ta pyesni allbulenen pse si ka shkuar ne takim nazim bllaces dhe a i ka premtuar shefi i udbs miku i bllaces votat e listes serbe,kush guxon tja ban kete pyetje allbulenes apo kushdo qe neser do ti drejtohet mediave me dyer te mbyllura do te fiton nje shperblim por jo nga pis ministri peci speci.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje