Shaip Kamberi hyn në Kuvendin e Serbisë: Ishim në “luftë“ me partinë e Daçiçit, ia dolëm të marrim mandatin

1 Korrik 2022, 12:18Rajoni TEMA

Shaip Kamberi hyn në Kuvendin e Serbisë: Ishim në

Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

 Lista Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 698 vota, gjë që ia mundëson Shaip Kamberit të hyjë në parlament dhe të jetë deputeti i vetëm nga Lugina.

Lidhur më këtë, në një komunikim me edicionin e lajmeve në “MCN live”, Kamberi u shpreh entuziast për fitoren dhe për faktin se arritën të fitojnë në bëtejën për një mandat me partinë e Ivica Dacicit.

Kemi arritur të sigurojmë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi të enjten në Tërnoc të Bujanocit janë mbajtur për herë të pestë zgjedhjet parlamentare  dhe shumë shpejt do të certifikohen rezultatet zyrtare.

Ishte një proces i stërzgjatur, i mundimshëm për këto zgjedhje, sepse ishim në luftë më partinë e Ivica Daçiçit për një mandat deputeti dhe me ketë rast ata humben një mandat, dhe ne fituam të vetmin mandat, ishte një garë që do të përfundonte në sallat e gjyqeve i cili do të pamundësonte aspiratën tonë.

Por votuesit kësaj radhe, duke dëshmuar nën dalje masive, tërnocasit dëshmuan se kishin votat e mjaftueshme për të bindur shtetin serbët pashmangshëm e morën një mandat.  

2 Komente

  1. v
    vezhguesi

    Zoti Kamberi ka qene gjithmone nje ze shume i forte kritik ne favor te shqiptareve brenda parlamentit serb. Sa here qe flet e ben Dadicin ti dhembe koka.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niki

      Pune te mbare. Bravo.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje