SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë

18 Shtator 2024, 22:41Rajoni TEMA
SHBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për

UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, sipas zyrtarëve amerikanë, “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.”

Marrëveshja do të “forcojë partneritetin strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian.

Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare.

Marrëveshja me BE-në u nënshkrua në prani të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, vendi i të cilit si prodhuesi më i madh i veturave në Evropë është në kërkim të litiumit, një mineral jetik për prodhimin e baterive të makinave elektrike.

Planet për mineralin e litiumit kanë nxitur protesta të gjera kundër qeverisë në Serbi, përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve se po bëhen përpjekje për të rrëzuar Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka deklaruar se është njoftuar nga shërbimet ruse të zbulimit se në Serbi po përgatiten “trazira të gjera dhe puç” nga fuqitë perëndimore që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Ai nuk ka thënë se për cilat vende perëndimore bëhet fjalë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën, Shtetet e Bashkuara thanë se ato “mbështesin fuqishëm standardet e larta të transparencës dhe të qenit të hapur në prokurimin publik, të përcaktuara nga organizatat shumëkombëshe” dhe nxitën Serbinë të përvetësojë këto standarde, sipas deklaratës.

Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

“Ky angazhim i burimeve pasqyron përkrahjen e fuqishme të qeverisë amerikane për investitorët amerikanë dhe projektet për energji të pastër” dhe zhvillim të qëndrueshëm, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

9 Komente

  1. P
    Petrit

    Albo ….. shikon ca bahet o derdumen, vazhdo me “ patriotizem “ vazhdo duke “ Hape ura” vazhdo duke e zbute kosoven, vazhdo luften kunder USA. E more ne qafe kosove o albin

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      serbia eshte shtet evropian nuk lindi pardje si kosovo. skiptaret le te mbajne minarete

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirian

        Ato minare i ka ndertuar serbia atje per te justifikuar europianizmin e vet o detar qe edhe per sot e hengre nje luge corbe edhe ti...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirona

          Fiks. Nuk e luan topi. Jane shtet me histori shtetformuese.

          Përgjigjjuni
      2. K
        Koso nuk po duket se ka te ardhme si sovrane

        Shume gabim e ka bo USA me ket marrevesgje. Duhet te digjonte lexhenden antishqiptare Kurti. Po tani cdo bajn sovranistat patriote dardane trullane te VV?! Me deklarata se duan te vitojne 100% mbi Serbine, po duket se "athetaret" fals te Kosoves po e hupin 100% davane, pra po e shtin ne paqe Kosoven nen varesi totale te Serbise. Harram ju kjofte o falanga me Kurtin ne kry.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          Hani mut Albin Kurti e Vjosa Osmani sa të fryheni tashti se ju bën mirë…

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejt e ki

            Haruat se mut do hane edhe pazarxhia Kusari dhe plehra Gervalla. Sa per Konjufcen, ai duket qe asht debil.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Erdogan

            Sa lidhje ka nje Prostitute me nje te Ndershme kaq kane dhe Islamistet e Kosovos dhe Albanistanit me Dhardhanine zoti me comentin Koso nuk po duket. Dhardhanos eshte figure e Mithollogjise Greke te Epiroteve,Ilyreve,Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Turqia,Magna Grecia ne Italine e Jugut etj. Eshte turp te quhesh Skiptare se nuk ke lidhje Historike dhe Identitare me te paret e tyre. Sh.b.a ja sidomos hajdutet e Pathenonit Anglezet e ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Fatkeqesi.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poseidon

              RRNOFTE ALBIN BABA VICI ME TRUTHARET E TRUSHPLARET E VETFUNDOSJES HYZMEQARE TE SERBISE E RUSISE

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje