
Çështja e sanksionever kundër Rusisë është në tavolinë me Serbinë, ka thënë Ndihmës Sekratja amerikan e Shtetit, Karen Donfried.
Çështja tjetër që Donfried tha se ka biseduar në tavolinë me krerët shtetërorë serbë është arritja e një marrëveyshje finale Kosovë-Serbi për normalizim të plotë të marrëdhënieve të qendërzuar në njohje të ndërsjellë.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është mekanizmi për të arritur këtë. Për këtë fola edhe në Kosovë, dhe kam dëgjuar gatishmëri për t’u angazhuar në dialog. Gjithashtu për këtë fola edhe me Vuçiç dhe Kryeministren [Bërnabiç]. Ne shpresojmë të bëhet progres”, ka thënë ajo për “Politika”.
Gjithashtu, tha ajo, bashkërendim edhe me të madh presin Shtetete e Bashkuara nga Serbia.
“Ky është pozicioni ynë, dhe Serbia për veten e vet duhet të vendosë se si do të veprojë për sanksionet kundër Rusisë”, ka theksuar Donfried.
“Presidenti Vuçiç ka qenë i qartë për ata se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është Bashkimi Evropian”.
“Serbia vendos për shpejtësinë, dhe varet sa shpejt do të kalojë nëpër kapituj, por jam e sigurtë se një ditë do të bëhet anëtare e BE-së”, u shpreh zyrtarja e lartë amerikane.
Vizita e Donfried në Kosovë
Ndihmës Sekratarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se është urgjente që Kosova dhe Serbia të ri angazhohen në dialog.
“Status quo-ja me Serbinë është e paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon Kosovën, por edhe Serbinë. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Qëllimi ynë është një marrëveshje e cila normalizon marrëdhëniet e përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, tha Donfried.
Sipas saj, Rusia synon që të shkatërrojë çdo unitetit dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor, duke synuar që Kosova dhe vendet tjera të mos integrohen në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.
Ajo ka potencuar se Rusia beson se një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik më i qëndrueshëm, do të jetë një kërcënim për influencën e saj.
“Dua t’ju siguroj që përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë mbetet i qëndrueshëm. Kosova e ka NATO-n me misionin e saj të KFOR-it”.
VIJNE TE NDRYSHEM LENE DETYRA DHE PRAP SERBIA NE VEND NUMURO