A e keni të vështirë të bashkëpunoni me Albin Kurtin? – Kështu (nuk) përgjigjet ndihmës sekretarja amerikane Donfried

27 Prill 2022, 10:30Rajoni TEMA

A e keni të vështirë të bashkëpunoni me Albin Kurtin?

Se a është e vështirë për administratën e Joe Biden të punojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Ndihmës Sekratarja amerikane e Shtetit, Karen Donfried, nuk u përgjigj.

Në vend të një pohimi ose mohimi të lehtë e të drejtpërdrejtë, ashtu siç ishte edhe pyetja e gazetarit të T7, zyrtarja e lartë amerikane, zgjodhi të elaborojë kontekstin aktual gjeopolitik, dhe nevojën për të bërë punë para në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të qendërzuar në boshtin e njohjes reciproke.

“Çfarë për mua duket e rëndësishme në këtë moment është se konteksti është tjetër fare; për këtë ka arsye të ndryshme, por, më lejoni t’i ndaj dy me juve që i shoh unë. Njëra prej tyre është konteksti gjeopolitik i ndryshuar për shkak të Luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Besoj se tani e shohim rëndësinë e stabilitetit rajonal që tani është edhe më e dukshme se sa ç’e shihnim më parë. Pra, kjo është njëra prej motivimeve. Gjithashtu mendoj se sot e kemi benefitin e një pauzeje zgjedhore. Vetëm sa kishim zgjedhje në Serbi, dhe zgjedhje në disa shtete kyçe evropiane. Kështu që, besoj se ekziston një mundësi që sot e kemi e që më parë nuk e kishim. Për mua kjo përzierje e urgjencës dhe mundësisë më bën të shpresoj se dialogu do të lëvizë para”, tha Donfried, duke i (mos)përgjigjur tërthorazi.

Ajo shpjegoi një sërë faktorësh që bartnin në mënyrë implicite domosdoshmërinë e punës së zotit Kurtit, por që përgjigje, me zë, megjithatë, nuk dha.

Në diplomacinë amerikane po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet, është edhe ajo që nuk thuhet.

Edhe Escobar në një intervistë dhënë muaj më parë për portalin “Reporteri”, pyetjeve që në mënyrë eksplicite bartnin në vete tone të kahershme të kryeministrit të tanishëm, atëbotë opozitar, karshi ShBA-së, iu përgjigjej prej një perimetri më të largët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, afirmativisht, janë përgjigjur për përkushtimin e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, por Kurtit, nuk është se i janë referuar përveç se formalisht.

1 Komente

  1. P
    Per Shmilin

    Edhe une si kjo Zevendessekretare e Shtetit po hesht per Kurtin. Eshte fatkeqesi kombetare per nivelin e ulet te inteligjences popullore qe i lehteson punen veprimtarise agjenturore te Serbit! Serbi ka punuar dhe punon, ka investuar dhe investon per te na shkerdhyer. Ne situaten e mungeses se inteligjences popullore, puna e serbit eshte perqendruar ne lojen e fjaleve, sepse idjotet nuk kuptojne nga veprat. Edhe fjalet i marrin ashtu si thuhen dhe jo se cfare kuptimi kane. Pershembull: "Bisedimet jane vrima e fundit e kavallit", ngrene ne qiell shpirtin luftarak te injorantit dhe nuk kuptohen si strategji e serbit per ti sabotuar bisedimet, sepse koha nuk eshte e pershtashme per Serbin. Bile as u vete ne mendje se kjo eshte kunder Amerikes....Rrofte Rrumpalla shqiptare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje