Skandali në diplomacinë Kurti-Osmani, reagon Shpend Ahmeti: Njolla në fanelën e bardhë shihet më shumë

24 Prill 2022, 17:05Rajoni TEMA

Skandali në diplomacinë Kurti-Osmani, reagon Shpend Ahmeti: Njolla

Njolla në fanelën e bardhë shihet më shumë, rikujtoi Shpend Ahmeti, ishte thënia që përdorej shpesh në mbledhjet e Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën kur edhe ai ishte pjesë e partisë.

Këtë rikujtim Ahmeti e bëri referuar raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përfshirë në një skemë shpërlarje parash.

“Nuk e di se a ka dorëzuar Martin Berishaj 600 mijë euro në Slloveni. Por që është njollë – është –  qoftë edhe për deklarim të rrejshëm të pasurisë. Krahasimi me qeveritë e kaluara është si fanela e bardhë me atë me ngjyrë. Që kjo mos të bëhej kaq e madhe z. Berishaj do të duhej të dorëhiqej. Edhe në qoftë se është i pafajshëm, që t’i hap rrugë hetimeve”, shkroi Ahmeti në Facebook.

“E presidentja e posaçërisht kryeministri nuk kanë nevojë ta mbrojnë verbërisht, por vetëm të thirren në hetim e qartësim. Kështu edhe pastërtia do të ishte më e madhe”, tha Ahmeti.

Në të njëjtën kohë, Ahmeti, edhe politn tjetër të tregimit, atë të opozitës, e quan
“stretching it too far”.

“Teoritë e opozitës për një skemë ndërkombëtare energjetike janë zgjatim i tepërt – stretching it to far thojnë anglisht. Edhe po të jetë z. Berishaj “sekser” i Hamoviqit e Fazliqit, vështirë se është skemë e organizuar nga Albini. Prandaj edhe qytetarët e posaçërisht votuesit e qeverisë çkyçen kur dëgjojnë teori të tilla nga Abelardi et co”.

“Opozita do të fitonte shumë më shumë pikë po të fokusohej në shkeljet ligjore në Kosovë nga Z. Berishaj dhe me të drejtë në hetimin parlamentar për ngjarjet në energjetikë”, tha Ahmeti mes tjerash.

Në këtë moment edhe qeveria do të përfitonte shumë nga ky hetim, përfundoi ai.

3 Komente

  1. m
    millosh kopiliqi

    Kuptoni o shqiptar, bini dhe vjoqa Jane dy budallenje te pa permiresuar, lidhje me Politike nuke Kane.........

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qazimi

      Ky Fazlliqi ketu eshte po i njejti Fazlliq ne Shqiperi ne kohen e Sali Berishes?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Mos shpend mos e kujto fazlliqin se te hidhet ne fyt sali berisha dhe mender presednike osmanka, siq dihet fazlliq shkau ishte kshilltar spécial per siguri kombetare i berishes dhe kur dihet se edhe baba i osmankes ishte milic i millosheviqit i bashkon nje qellim,andaj edhe kunder berishes ambasador edhe mbrojtja e fazlliq shkaut sikur nuk shkon, sidoqofte edhe ti je bindur se kjo qeveri eshte si nata me dite me te kaluarat, vetem se nuk ta durojne veshet kur abelardi co siq e quand ti e denoncojne, sidoqofte ne Séverine e abelardit co ske patur fazlliq as skelzen gashiq qe thone se masakrat ne kosove i ka ber uçk e JO serbia, mos harro shpend se JO nje her por d'y her abelardi co tka ba kryetar ne Prishtine,kurse ne mandatin tend te dyte ishe nje hajn per kurtin e mender presednike osmanka, tash merru me Facebook i dashur por ama mos permend fazlliq shkaun se sali berisha te quan pjell e shkaut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje