Ministrja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Rusia kërcënim për Ballkanin Perëndimor

21 Prill 2022, 14:48Rajoni TEMA

Ministrja e Jashtme e Kosovës: Serbia dhe Rusia kërcënim për

Debati i radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, u zhvillua nën hijen e agresionit rus në Ukrainë.


Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia dhe Rusia paraqesin kërcënimin më të madh për qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa homologu serb, Nikola Selakoviç, deklaroi se Kosova është larg të qenit normale.

Të dy ministrat paraqitën pikëpamje tërësisht të kundërta mbi zhvillimet e gjashtë muajve të fundit. Gervalla e cilësoi Serbinë si satelit të Rusisë, ndërsa Selakoviç dënoi pengimin e votimit në veri të vendit dhe moszbatimin e marrëveshjes së asociacionit. Duke prezantuar raportin e saj për situatën në Kosovë, shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh, u kërkoi Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.


Ajo bëri thirrje për dënimin e përbashkët dhe veprime të shpejta për të vënë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe.

4 Komente

  1. A
    Albin Rrumpalla

    Udheheqesit kosovare jane bere si gramafon i prishur qe gervish veshet e perendimit. Vetem te shara dhe asnje propozim konkret per bisedimet. Kohet e fundit kane dale dy here hapur kunder Evropen kur ka qene fjala per pakicat serbe ne Kosove, duke mbajtur pergjegjesi para opinionit evropian se jane "gdhe" qe nuk marrin vesh se cu thote bota. Rasti i fundit ishte kur ne menyre te hapur refuzuan propozimet e 5 shteteve me te zhvilluara te Evropes qe ne emer te Evropes ben propozimet konkrete se si te realizohej e drejta "rajonale" per serbet e Kosoves qe te merrnin pjese ne zgjedhjet ne Serbi. Kurti e dhjeu Evropen me mut dhe u hoq si trimi i maleve ne Kosoven e Pavarur! Kosova nuk ka nevoje per deklarata si keto te gerdalles. Une e kuptoj Albinin se ai nepermjet tyre ben per vehte pjesen me "injorante" te Kosoves dhe nepermjet tyre do e ketheje Kosoven ne nje qenef qe bezdis Evropen. Nuk kuptoj gerdallen apo ate Presidenten qe per ti bejne qejfin Kurtit shkelin te arthmen e Kosoves. Kosova nuk ka ku vete po qe se nuk bashkepunon me Evropen dhe Ameriken. Uthulla e forte, plas shishen e vet! Populli i Kosoves duhet te zgjohet nga letargjia ku ka rene dhe te dale ne dritare per te pare se bota eshte me bukur pa Albinin, qe shet vetem demagogji ne Kosove per te marre votat ne kurris te te arthmes tone....

    Përgjigjjuni
    1. Visi

      Kosovarët nuk kan nevojë për këshillat e Ramës(Avokatit të Serbisë) dhe Ramucave.

      Përgjigjjuni
      1. Kurt Rrumpalla

        @Visi Eshte nje dallim i math midis Rames dhe Kurtit. Rama eshte nje njeri i lire dhe ben politike sipas mendjes se tij. Kurti eshte nje njeri me komlkes inferioriteti dhe ben si "trim". Rama ne dallim nga Kurti eshte ne unison me perendimin, Kurti eshte ne unison me Vuciqin. Ramen eshte kollaj qe ta akuzosh si avokat te Vuciqit(sic ben ti) sepse ai flet qarte se ceshte ne interes te Shqiperise, te Serbise dhe te Kosoves dhe cfare i ndan keto vende. Kurti me komleksin e inferioritetit nuk gjen asnje pike lidhje me Serbine, qe ti ta quash avokat te Serbise. Kjo ne te vertete eshte manover e Kurtit per te fshehur duetin e fshehur te tij me Vuciqin. Per te kuptuar kete duet ndiq veprat dhe jo llafet, njelloj si per te zbuluar hajdutin ndiq parane...Qe te mos zgjatem shume shiko rezultatin. Gjithe kundershtimet qe ben Kurti Evropes dhe Amerikes ne politiken e diallogut "gjitheperfshires me njohje reciproke" i sherbejne strategjise se Vuciqit qe problemi i Kosoves mos te zgjidhet deri sa te vije dita e serbit dhe nga ana tjeter pergjegjesine per deshtimin e bisedimeve ta mbajme ne(sepse Vuciqi nuk ka kellqe te mbaje pergjegjesi)... Ne kundershtim me te Rama ne Beograd i tha Vuciqit qe Kosova eshte e pavarur dhe eshte ne interes te Serbise te njohi Kosoven. Nga ana tjeter, Rama si njeri i lire dhe qe mendon me koken e tij, shikon qe bashkepunimi me Serbine ne kuader te nismave perendimore i sherben ceshtjes mbarekombetare dhe vecanerisht Kosoves drejt zgjidhjes se ngercit me Serbine. Visi, keto nuk jane gjera te thjeshta, per tu kuptuar, por ne praktike eshte nje e vertete e njohur qe nje spiun, asnjehere nuk ben sikur eshte me padrinon, por hiqet si armik i tij, per te fshehur punen e tij destruktive kunder kombit te vet. Pikerisht kjo e ben Kurtin inferior dhe per te kompensuar kete, ai hiqet si "trim" dhe kundershton gjithcka qe miqte tane sugjerojne. Kundershtimi i gjithckaje eshte sherbesa me e mire qe i behet Vuciqit sepse e lehteson ate qe ti shpetoje "kudhres" perendimore. Ne vend te Vuciqit, perendimi merret me Kurtin. A e kupton ti dredhine serbe?????

        Përgjigjjuni
      2. S
        Saleh

        Ja ku i ke faktet. Artikulli thote Rusia dhe Serbia, shqiptaret zihen me njeri tjetrin. Ca te thuash me?

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje