
Raporti i fundit i organizatës “Freedom House” tregon se Aleksandër Vuçiç dhe demokracia janë koncepte të papajtueshme me njëra tjetrën, ka thënë gazetari serb, Nedim Sejdinoviç për të përditshmen serbe “Danas”.
Pas publikimit të të dhënave se Serbia ka rënë më së ulëti në rajon në aspektet demokratike, gazetari serb tha se ajo është bazuar në analiza precise dhe fakte të mirëqena.
Ky raport, sipas tij, duhet të jetë një shëmbëlltyrë e mirë për të gjith ata që mendojnë se pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi, vendi do të mund të shkojë drejt evropianizimit dhe demokratizimit.
“Edhe nëse disa koncesione bëhen ndaj Perëndimit, ato do të jenë asisoji vetëm për të përforcuar tendencat autoritare ndaj shoqërisë [serbe]. Regjimet hibride kanë logjikën dhe inercinë e tyre, andaj edhe nëse krijuesit e tyre kanë dashur ndonjë lloj demokratizimi – ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë, për të vetmen arsye se kështu duan të qeverisin. Dhe është tepër e qartë që nuk duan”, ka thënë ai, raportoi Danas.
“Është e tmerrshme që edhe pas 10 viteve të sundimit të Aleksandër Vuçiç ende nuk është kuptuar që demokracia dhe ai janë terme të kundërta”.e
Ai parashikon që të gjeturat e “Freedom House” do të jenë edhe më të këqija viteve në vijim për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Kjo sepse sipas tij lufta në Ukrainë “ka inkurajuar dobësimin e demokracisë”.
Por, jo vetëm demokracinë, thotë ai. “Edhe vetë mendjen e shëndoshë në mbarë botën”.
Bravo Albin! Me ne fund edhe "Freedom House" te degjoi. Albini nuk le rast pa permendur se Serbia eshte dora e zgjatur e Rusise ne Evrope. Ai nuk ka lene pa permendur se Serbia kercenon paqen. Nuk ka lene rast pa permendur keto qe "Freedom House" nuk i ka ditur me pare. Ishte Albini qe i hapi syte botes. Albin Kurti eshte simbol i mencurise, sepse ai ne rradhe te pare ve "diskreditimin" e Serbise, qe eshte kontribut i math per demokracine boterore. I uroj qe edhe ne takimet qe do beje ne udhetimin e tij ne Amerike, te vazhdoje me kete llafollogji, sepse Amerikanet nuk e kane idene se kush eshte Serbia dhe Vuciqi. Politika behet me llafe dhe jo me plane. Larg nga planet qe mund te te servirin ne Amerike...Serbia nuk ndryshon! Ajo duhet te detyrohet me force qe te njohi Kosoven! Keto pune ti i di me mire se Amerika. Llafet e tyre per bisedime "gjitheperfshirese me njohje reciproke", jane nje fllucke. Serbia ka nevoje per pordhet e Albinit qe te nenshtrohet!
MERO PERSE E ZHDUKE ARTIKULLIN QE VETE E PATE NXJERRE ?????!!!!!! Raporti i Freedom House 2022: Thaçi dhe Haradinaj të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin . Dikush te kercenoi apo si ??? E ke zhdukur fare !!!!!!! Mero "ljepuri" ha ha ha .....