Serbia akuza Ukrainës e një vendi të BE-së për 'mashtrim', reagon Kievi

19 Prill 2022, 10:44Rajoni TEMA

Serbia akuza Ukrainës e një vendi të BE-së për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç akuzon Ukrainën dhe një vende të BE, që nuk e identifikon, se qëndron pas kërcënimeve false ndaj Air Serbia.

Që prej kohës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, shumë avionë të nisur nga Beogradi për në Moskë janë detyruar që të rikthehen në pistë pas kërcënimeve false me bombë.

Për shkak të këtyre kërcënimeve, aeroporti i Beogradit është evakuuar të paktën 3 herë.

“Shërbimet inteligjente të dy vendeve po e bëjnë këtë. Njëra është vend i BE dhe tjetra, Ukraina”, tha Vuçiç pa paraqitur ndonjë provë për këtë akuzë.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko mohoi pretendimet e Vuçiç duke e cilësuar “të pavërtetë”.

Beogradi ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Moskës. Serbia, vend kandidat për anëtarësimin në BE, është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse.

Në javët e fundit, Beogradi ka votuar 3 rezoluta në OKB që dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në fillim të prillit, ish-prokurori zviceran Dik Marti akuzoi shërbimin inteligjent serb për organizimin e një komploti për vrasjen e tij me qëllim që të akuzohej Kosova për këtë, veçanërisht ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Pas mohimit të pretendimit, mediat pro qeveritare në Serbi, duke cituar avokatin Goran Petronijevic akuzuan shërbimin britanik sekret MI6 se kishte një plan të tillë që më pas të akuzohej Beogradi. Gjithashtu ai tha se është përfshirë dhe shërbimi sekret i Shqipërisë në këtë çështje.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    këta janë fantastik për të shpikur gënjeshtra budallaqe!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosovari

      Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje