Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me të cilat sipas Serbisë, britanikët po furnizojnë Kosovën

17 Prill 2022, 16:48Rajoni TEMA

Çfarë janë Javelin dhe NLAW, armët e fuqishme antitank me

Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket se ka shqetësuar shumë Serbinë, e cila në anën tjetër për vete po armatoset nga të katër anët.

Media serbe Novosti, sot ka raportuar se një avion ushtarak i forcave ajrore britanike, që ka ateruar së fundmi në Prishtinë, ka realizuar dërgesën e raketave anti-tank “Javelin” dhe “NLAW”, të cilat po përdoren edhe nga Ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse, si donacion nga shtetet perëndimore.

Bëhet fjalë për raketat efikase anti-tank që kanë ndihmuar forcat ukrainse për t’i fituar disa beteja, duke shkatërruar me sukses tanket ruse në luftën që po vazhdon nga 25 shkurti i këtij viti.

“Javelin” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, që përdoret për shkatërrimin e tankeve. Bartet në supe dhe qëllon në mënyrë automatike, duke i mundësuar bartësit që të mbrohet dhe të evitojë kundërgoditjen.

Duke përdorur një profil të harkuar në krye, Javelin ngjitet mbi objektivin e tij për shikueshmëri të përmirësuar dhe më pas godet aty ku caku është më i dobët. Për të qëlluar, gjuajtësi vendos një kursor mbi objektivin e zgjedhur. Njësia e lëshimit të komandës më pas dërgon një sinjal të kyçjes përpara lëshimit të raketës.

“Javelin” mund të gjuaj në mënyrë të sigurt nga brenda ndërtesave ose bunkerëve. “Javelin” është konceptuar dhe prodhuar nga Ushtria Amerikane dhe një e tillë sipas të dhënave në Wikipedia, kushton mbi 200 mijë dollarë amerikanë.

“NLAW” është po ashtu një armë anti-tank, i njohur si “vrasësi i tankeve”, që ka fuqinë t’i shkatërrojë edhe tanket më të sofistikuara. Është armë e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përdorur në të gjitha ambientet gjatë luftimeve. Është armë e konceptuar dhe e ndërtuar nga Suedia, të cilën që nga viti 2001 e përdor edhe Britania e Madhe si zëvendësim për “LAW 80s”.

“NLAW” është e dizajnuar për t’u përdorur nga forcat e këmbësorisë dhe peshon vetëm 12.5 kilogramë si dhe është efikase në distancë mes 25 deri në 800 metra. Është jashtëzakonisht fleksibile dhe mund të sulmojë pothuajse nga çdo pozicion.

Me këtë armë, mund të qëllohet nga brenda një ndërtese, nga një bodrum ose nga kati i dytë i një ndërtese jashtë rrezes së shumicës së tankeve. Çmimi për njësi i kësaj arme sillet nga 30 mijë deri në 40 mijë dollarë.

Sipas medias serbe Novosti, presidenti Aleksandar Vuçiç do të kërkojë llogari nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson për furnizimin e Kosovës me këto armë dhe trajnimin e ushtarëve të FSK-së për përdorimin e tyre.

Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

Në këtë njoftim nuk është dhënë ndonjë informacion, si ky që transmeton media serbe, e me gjasë edhe presidenca serbe.

13 Komente

  1. J
    Jorgo

    do t'i kerkoje KUJT llogari ky vici?!

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Ky vici nuk i kerkon dot llogari gruas se vet, pale me ti kerkoje Boris Xhonsonit, qe me siguri do ti thoshte "fuck off". Bohet si i forte me koketrashet e Serbise, se para Xhonsonit me shoke, rri si pule e lagur.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Ishi i ZaKarovës

      Po pse do kerkoje llogari Sandri i Rilindjes??? Piktori thot qe ai po armatoset ekskluzivisht per mbrojtje...a merak fare Kshu na tha

      Përgjigjjuni
      1. l
        lenci bira

        Vucic mos ke frike qendro i fort si Milloshi nese merre terroristi salih bin ladn pushtetin naften e ke falas dhe strehimin politik ne vicidol ke dhe argiten aty

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tolja

          Ky do ti kerkoje llogari k/ministrit Johnson!!! Ky kopuk i Milloshevicit merr arme nga Russia, Kina, Turqia dhe se shpejti nga Franca. Mbylle qepenin Vuci-lloshevic!

          Përgjigjjuni
          1. d
            demokrati

            Buzvici kerkoi 48 ore per tu pronunciar?Eshte zene koka me dere nga rusia qe kerkon nje front te dyte.Ky ti kerkoj llogari Johnson.Delirant serb.Ne rast te nje lufte dy parlamentet shqiptare te mblidhen dhe te shpallin Bashkimin e dy Shqiperive.Kosovaret e matoshit kelmendit mund te bashkohen me serbine e rusise nese nuk ju pelqen Shqiperia e bashkuar

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              Kujton se esht Rama dhe i kerkon llogari

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani

                Cfare eshte ateruar o gazetar loqe,na cmenden keta idiota gazetar,si eshte kjo puna e fjaleve te huaja ne gazetat shqiptare,duan te duken si te jashtem ?

                Përgjigjjuni
                1. r
                  reti11

                  Hahahaaaaa! Do kërkojë llogari buzpidhi? As kari tem s'rrun per ty or viç i shemtut ke zoti! Llogari mund ti kërkosh atij jevgut qe ke vënë ministër mbrojtjeje. Fuck serbia

                  Përgjigjjuni
                  1. 3
                    300evro

                    Nje javelin kushton 120.000 lancuesi dhe 90.000 municioni

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      C'fare rrace muti!! Gjithe kohen rolin e viktimes kane luajtur, duke u armatosur gjer ne dhembe me te gjitha llojet e armatimit bashkohor. PSE NUK THOTE EDHE KY SI RAMA LESHI SE S'KA PROBLEM I DUHEN KOSOVES TE MBROHET!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dashurije Hasani

                        Vuqiq eshte nje nazifasht rusofil i cili meriton te rjepet perderis ka qen miniter i Millosheviqit dhe qe i ka arsyetue krimet serbe ne Kosove

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli panga

                          Ja honkshi karin Albin Kurtit o shipeca serbo ruso vlleho grekqir te Rahmut tradhtarit.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje