“Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të armatoset”

15 Prill 2022, 10:04Rajoni TEMA

“Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të

Një sistem i sofistikuar raketsh kundërajrore kineze ateroi në Beograd të dielën, në një operacion të mbështjellë me fshehtësi, ndërsa Perëndimi ka frikë se akumulimi i armëve në Ballkan gjatë luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, raporton Associated Press.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, është shprehur se ka një kohë të gjatë që Serbia është duke u furnizuar me lloje të ndryshme të armatimit dhe ky është sinjal i keq për regjionin.

“Ka një kohë të gjatë që Serbia po furnizohet me lloje të ndryshme të armatimit. Fillimisht është furnizuar me armatim nga shteti rus. Shpesh herë duke marrë falas këto pjesë të armatimit por edhe duke i blerë. Realisht kemi parë një dërgesë që ka ardhur gjysmë sekret nga Kina me sistem të mbrojtjes kundër ajrore. Mirëpo Serbia ka paralajmëruar edhe blerjen e aeroplanëve të ndryshëm edhe nga disa shtete si Franca dhe Britania”, ka thënë Qelaj për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.

Sipas tij, armatosja e Serbisë nuk është sinjal i mirë për rajonin.

“Unë mendoj që armatosja e Serbisë është një sinjal mjaft i keq për regjionin. Këto nuk janë armë mbrojtje, por sulmi. Bashkësia ndërkombëtar nuk është duke reaguar fare në raport me Serbinë”.

“Unë mendoj që Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të pajiset me armatim modern. Me sisteme mbrojtje meqenëse ne kemi nevojë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë sa më e armatosur dhe e përgatitur dhe duhet të kërkojmë ndihmë nga partner tanë strategjik për t’u armatosur Kosova”, tha Qalaj.

Edhe, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, theksoi se Kosova ka nevojë për armatim.

“Ka kohë që Serbia fuqizohet ushtarakisht. Kjo është pjesë e një plani të mëhershëm e ka vazhduar deri në ditët e sotme. Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi, por duhet të armatosemi dhe nuk ka rrezik rajoni nga Serbia, por Kosova sepse dihet qysh e kemi pasur historinë”.

“Ne mbetet vetëm të armatosemi dhe me pas prioritet punës e veriut. KFOR-i është këtu, ne kemi ushtrinë e Kosovës, Policinë dhe të gjitha institucionet funksionojnë. Por kur armiku armatoset ajo i bie që duhet të armatosemi edhe ne”, tha Berisha.

Në dy vitet e fundit, Serbia është armatosur me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia e cila është konsideruar shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance.

Buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FKS-në gjatë vitit 2022 kap vlerën mbi 100 milionë euro.

Në vitin 2021, Forcat e Sigurisë së Kosovës u patën pajisur me 24 mjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kishin ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërsa në korrik të po këtij viti, Kosova nënshkroi kontratë me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje dhe armatim.

3 Komente

  1. u
    ushtari

    Serbia eshte nje qen i ngordhur qe i kane mbetur vetem dhembet perjasshta or deputet.Kosova nese vjen ky çast mund te furnizohet brenda 24 orene jo vetem me armatim por edhe me trupa.Ndaj beni perpjekje per te liruar te marrunit peng ne Hage e pasketaj gjithçka eshte si me pare,nese guxon Serbia do te dorezoje edhe Presheven e Bujanovsin !

    Përgjigjjuni
    1. s
      shori

      Hahahahahaaaaa...,pane se behet "dasem" andej nga Ukraina, ku jepen arme pa hesap dhe dolen dhe koqevaret turkoanadoake, me luge ne brez...!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni

        Kosovaret kane me shume qejf armet se mireqenien. Harrojne se u cliruan pa pasur as ushtri dhe as arme. Kurse Serbia qe kishte arme e raketa, i coi ne hale. Deputeti mendon si ata qe ndertonin qendra zjarri se do i sulmonin dhe armiku su pa ndonjehere.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje