Escobar: Ballkani Perëndimor, sa më shpejt në BE

14 Prill 2022, 12:17Rajoni TEMA

Escobar: Ballkani Perëndimor, sa më shpejt në BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin se Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, njëherësh i dërguari i presidentit Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në një intervistë për gazetën greke “to vima” thekson se integrimi i vendeve të rajonit në familjen europiane do të sjellë më shumë zhvillim dhe siguri për gjithë europën.


Gabriel Escobar:Çdo vend që i bashkohet BE-së bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë. Ata tashmë janë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon.

Por ai i sheh me shqetësim ndikimet që mund të kenë në rajonin e Ballkanit vendet e treta dhe këtu ka parasysh Rusinë dhe Kinën.

Gabriel Escobar: Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon.

Escobar nuk ka një vlerësim për pasojat që mund të ketë lufta në ukrainë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, por thekson se ky konflikt i ka afruar më shumë vendet anëtare të aleancës së atlantikut. 

Gabriel Escobar: Kjo krizë i ka afruar më shumë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ka krijuar një nivel uniteti brenda NATO-s që nuk e kemi parë kurrë. Kjo krizë na kujton pse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Teska nënvizon se SHBA e konsiderojnë Kosovën shtet të Sovran dhe të pavarur, zyrtari i lartë amerikan shpreh besimin se edhe dialogu Prishtinë-Beograd do ketë përparime.

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Është anti-shqiptar ai që kërkon antarsimin e vendit tonë në BE. Siq e tha Kryeministri Berisha (dikur) që kushtet e BE-së cënojn panvarsin e vëndit. Ju kujtoj që BE u themelua fillimisht për lëvizje lirisht të shteteve që përfshihen në të, më pas e modifikuan duke bashkuar ekonomi me lek euro, dhe tani duan të bëjn mbrojtje të përbashkët, ku nje luft e trete boterore do kishte pasoja të larta në humbje jete.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sa qesharake tingellojn te tilla deklarata nderkoh

      ne shqiptaret e kemi shume qejf te na Manipuloni ju Te Medhenjte e Botes . Te deklaroni se do na sillni Demokraci dhe ne vend te saj Diktaturen e qenve te rruges . Te Deklaroni Drejtesi dhe instaloni Bandat e Kriminelet ne Institucione Te deklaroni si vend i Nato-s dhe mbasi na na keni c'armatosur ,(qe shteti t'i nenshtrohet cdo Presioni Politike te Hienave Greko -Serbe dhe ju te dilni si gjithmone te palagur nga zhvillimet Politike ndermjet shteteve ne Rajon Bravooooooooooo super ! ) Te deklaroni BE nderkohe qe keni 30-vjet bashke me BE qe degjeneroni cdo institucion ne Shqiperi duke mos lejuar ndeetimin e nji Shteti Ligjore dhe Drejtesi duke tallur Cart me Vetting-lleqe ,me Spak -lloqe pra thjeshte me nji Demnagogji qe njihet tashme mire nga te gjithe ne shqiperi dhe e dini pse te nderuam Miqe ? Sepse Veprat tregojne te Verteten qe fshihet pas deklaratve tuaja te Bukura plosh zucker pas kakes

      Përgjigjjuni
      1. A
        Amerikano

        Po kush te pyete ty ne europe o amerikano .

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne stallen e bazit komentet rrijne fshur pas bajga

          ku i ke cu komentet bre moderator bajgaxhia e stanit hahahahaahah

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje