Aleksandër Vuçiç: Do mbrohemi nga mushkonjat e mizat, jo nga shqiptarët e malazezët

13 Prill 2022, 19:40Rajoni TEMA

Aleksandër Vuçiç: Do mbrohemi nga mushkonjat e mizat, jo nga

Duke reaguar ndaj kritikave për blerjen e armëve kineze për mbrojtjen ajrore, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i zuri në gojë gjithë kohën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, duke iu thënë atyre “të kujdesen për problemet e tyre, jo për politikën ushtarake dhe mbrojtëse të Serbisë”.

Në një fjalim me video, Vuçiç foli për një fushatë të “damkosjes së Serbisë”.

“Jo që nga dje, një rol më i theksuar në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviç”, tha Vuçiç.

Kurti dhe Gjukanoviç kishin folur që herët për armatosjen e Serbisë, ndërsa në këtë pikë, Vuçiç foli me cinizëm.

Ai tha se do të ishte më mirë për Serbinë të blinte sprej kundër mushkonjave. “Sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë”.

Vuçiç theksoi se Serbia sot është “si një vend neutral ushtarak i vetëm në të gjithë rajonin e gjerë”, duke e krahasuar atë me një “ujk të vetmuar”.

1 Komente

  1. V
    Vucico , amon brate , nji Rraket hudhe ke Lalzi

    se na cmenden ca Mishkonja Shpellash aty s'po na len rehat me bo plazhe . ta kemi borxh . Hec e bo Plazhe gratis per nji Vite . Amon se nuk durohen ato Mushkonja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje