"Bunkerizohet" Serbia: Kina konfirmon se ka dërguar armë rregullisht në Beograd

12 Prill 2022, 11:14Rajoni TEMA

"Bunkerizohet" Serbia: Kina konfirmon se ka dërguar armë

Zëdhënësi i minstroisë së punëve të jashtme kineze, Zhao Llijan, ka konfirmuar se Kina në mënyrë të rregullt ka dërguar dërgesa ushtarake në Serbi, sipas planit vjetor për bashkëpunim ushtarak që Kina ka me Serbinë.

Gjithashtu transportimin e sistemin të ndërlikuar të raketva kundërajrore kineze që ateroi në Beograd, ky zëdhënës tha se nuk ka të bëjë asgjë me situatën aktuale në botë, raportoi mediumi serb “Novosti”.

Me këtë deklaratë, Kina konfirmoi dërgimin e pajisjeve ushtarake në Serbi, por zëdhënësi Llijan nuk ka deklaruar se cila ishte saktësisht ngarkesa që i është dorëzuar Serbisë.

Associated Press prej ditësh pati lajmëruar se një karvan fluturues i rrallë i parë prej deri në gjashtë avionë Y-20 “kunpeng” dërgoi sistemin e raketave tokë-ajër “me rreze të mesme” në Beograd.

Serbia kaherë ka blerë dhe paguar armë për mbrojtjen e hapësirës ajrore, por detajet e dorëzimit ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press e përshkroi operacionin e transportit si “të fshehtë”, me një tregues se sistemi i mbrojtjes ajrore FC-3 u transferua në Serbi nga avionët kinezë.

2 Komente

  1. S
    Shmil Gurra

    GJITHË BOTA e UNIVERSI e kanë ditur këtë punë armatimi, përpos atij segmenti të BE që kanë qejf të mos shohin e të mos kuptojnë, ose u konvenon të bëjnë rolin e budallait. "Njerëzit kanë dëshirë që edhe t´i gënjejë dikush, ose shumëkush". - M. L. KING

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuhi

      Ne në Kosovë e kemi Bimin

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje