
Serbia planifikon të blejë avionë luftarakë francezë Rafale, tha të hënën Aleksandar Vuçiç për Reuters, të cilin, sipas agjencisë britanike të lajmeve, ekspertët e panë si “shenja e fundit që Beogradi po distancohet nga furnizuesi tradicional i armëve dhe aleati rus”.
“Ne kemi negociuar për blerjen e 12 avionëve të rinj në vit dhe gjithashtu planifikojmë të blejmë edhe 12 avionë të tjerë të përdorur nga një vend tjetër”, tha Vuçiç.
Serbia dhe kompania franceze “Dassault Aviation” për prodhimin e avionëve ushtarakë dhe të biznesit, kanë diskutuar për blerjen dhe shitjen e 12 avionëve, njoftoi javën e kaluar gazeta franceze “Tribune Weekly”.
Reuters kujton se Serbia para tre vitesh bleu sistemin francez tokë-ajër Mistral dhe në vitin 2016 bleu helikopterë nga “Airbus”.
“Ne jemi të interesuar të blejmë Rafal, ne po kërkojmë mënyrën më të mirë për t’i blerë ato, pa rrezikuar financat tona publike”, shtoi Vuçiç.
Presidenti i Serbisë theksoi se Beogradi po shqyrton edhe blerjen e avionëve shtesë për të zëvendësuar avionët e prodhuar në ish-Jugosllavi.
Shume normale eshte Serbia me se pari kontrollon 2 shtetet Qiftare dhe i ka 7milion konsumator Shqiptare qe konsumojn berllogun e produkteve Serbe....
Si kunder-pergjigje Edi do te ndertoj edhe nje autostrade te re ne bashkpunim me Kosoven per t'ju lehtesuar punen ushtareve serb
blen Shqiptari produktet agronome te serbit... serbi blen avione me lekt e tregut duke pergatit ushtrin per genocidin e rradhes Mjelli serb duhet te analizohet dhe testohet per pasterti dhe integritet Beso kontrollo thoshte enveri i ndjeri
Le te jemi realist,se pertej deshires per te pasur nje ushtri konkuruese me vendet e rajonit,mundesit tona jane te pamundura,per te bler dhe pasur flote ajrore apo detare .Me taksat e fasonerive,apo te lokaleve,do ti blejm sistemet e mbrojtes ajrore,detare apo tokesore ? Pergatitja dhe shkollimi i nje piloti kushton 10 me 12 milion dollar ! shpenzimet per nje fluturim te avionit luftarak 50 mij dollar ! Imagjinoni sikur Shqiperia te kishte 10 avione ( jo f 35 te rinj,por f 15 te vjeter) dhe nuk do ti dilte i gjith bugjeti vjetor i ushtrise per ti pasur ne perdorim.
12 avionet s shtetit tjeter ne fjale jane Eurofighter nga Anglia