
Nderi që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe lëvdata që ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i bënë ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriç, po shihet si shenjë “mbështetje për Gjuriçin nga perëndimi, dhe tiketë hyrëse për në pozita më të larta për të”.
“Është kënaqësi e madhe të shoh një ambasador kaq të shkëlyqeshëm në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden”, shkroi Hill pas takimit të Gjuriçit me Biden në zyrën ovale.
Sipas burimeve diplomatike të mirëinformuara të së përditshmes serbe “Danas”, kjo gjë shihet si mbështetje personale ndaj Gjuriçit nga Perëndimi për pozita të rëndësishme në Serbi, madje edhe para përfundimit të tij si ambasador në Washington.
Përmenden diskutimet që Gjuriç mund të zë vendin “formal” të Vuçiçit si Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe të cilin ky i fundit e kishte paralajmëruar dorëheqjen.
Një tjetër mundësi, shkruan Danas, është që Gjuriç të jetë kartë që po luhet për kryeministër të ri të Serbisë, pas vështirëse të mëdha në negociata mes Partisës Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiç dhe Partisë Socialiste Serbe të Ivica Daçiç.
“Nëse Vuçiç vendos që të intensifikojë bashkëpunimin me perëndimit në zhvillimet e mëtejme gjeopolike, Gjuriç do të jetë më i çmuashmi për të”, shkruan Danas.
Lini një Përgjigje