
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, i ka entuziazmuar ushtarakët e tij, duke iu treguar se ka kërkuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dronë luftarakë “Bayraktar”, të cilët u bënë të famshëm në Ukrainë, për shkak efikasiteti të tyre.
Lajmin Vuçiç e dha derisa mori pjesë në një stërvitje të ushtrisë serbe “Mburoja e zjarrit 2022”, e cila, sipas mediave në Serbi, kishte të bënte me përgatitje për luftime natën.
“I kërkova Erdogan-it dhe mora një premtim se do të mbërrinim përtej linjës dhe do të kishim mundësinë t’i blinim dhe t’i përfshinim në armët dhe pajisjet e ushtrisë serbe”, tha Vuçiç.
“Të shohim se kur do të mund ta blejmë ‘Bayraktar’-in, tani armët janë kaq të sofistikuara, në ditët në vijim do t’ju tregojmë krenarinë e re të ushtrisë serbe, diçka që forcon në mënyrë dramatike aftësitë tona luftarake”.
Presidenti i Serbisë zbuloi gjithashtu se Serbia është duke negociuar me Francën për blerjen e 12 “Rafalas” të reja, avion ushtarakë francezë.
“Kam një vit që flas, po flasim për 12 të tjera”.
Albanistani do ndertoj autostrade te re drejt Serbise dhe nje stadium te ri Ne nje shtet tjeter gazetaret nate e dite do t'i tregonin popullit gjendjen katastrofike te ushtrise inegzistuese shqiptare ... Kazanet tona jane vegla te pd ps
Kujdes se mos dronet qe kerkon Serbia mund ti dergoje ne Rusi.
Hajde Roberto kari , hajde , po çfare nevoje ka Rusia per dronet turq , more hajvan ? Rusia ka arme sa te dhjesesh dhe dhjete here me te sofistikuara se turqit . A nuk blene turqit sistemin e raketave nga Rusia , sepse Putini ja dha me lire se SHBA-ja dhe krijuan incident diplomatik me Ameriken ? Po pse , per arme po vuan Rusia ? Rusia po vuan ekonomikisht , sepse ka gjithe boten kunder dhe i kane bere blokade te plote , gjithashtu edhe per faktin qe , eshte teper e veshtire ne kohet moderne , te pushtosh nje vend tjeter . Çfare suksesi ka pasur SHBA-ja ne luften ne Vjetnam , Afganistan , Irak , Siri ?! - ZERO . Duke pasur parasysh ketu , qe ka pasur me vehte , ndihma , pothua gjithe NATO-n dhe vende te tjera satelite , as embargo e as gje , e megjithate , asnje nga keto vende nuk i pushtoi . Ndersa ti , Robertto trapi , na i nxjerr dronet turq si armet me te sofistikuara qe na i paska zili edhe Rusia . Turkoshak e turkofil i dalluar .