Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve: Zhgënjyese mos ketë shqiptarë në Parlamentin e ri

8 Prill 2022, 15:36Rajoni TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve: Zhgënjyese mos

Është zhgënjyese të mos ketë përfaqësujes të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, ka thënë Rada Trajkoviç, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në një reagim ndaj Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Por, Trajkoviç, i referohet një a dy prononcimeve të shqiptarëve në Serbi, të cilët shpjegojnë pse, sipas tyre, zgjedhjet u bojkotuan nga shqiptarët, me një pjesëmarrje minimale prej vetëm 15% në votime.

“Ësht për t’u zhgënjyer se nuk ka përfaqësues të shqiptarëve në parlamentin e Ri të Serbisë, por arsyet për këtë janë pakënaqësia (irritimi) dhe dalja e pakët në zgjedhje, vetëm 15 përqind”, ka shkruar Trajkoviç.

“Qëndrimi i Beogradit është më pak i rëndësishëm. Shqiptarët e jugut e shpjegojn këtë në Jugpress”, ka shkruar ajo.

Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët në zgjedhjet e 3 prillit nuk arritën të fitojnë asnjë mandat në Zgjedhjet Parlamentare. Diku 6 mijë persona ishin fshirë nga listat e votimeve, siç u raportua ditë më parë edhe nga përfaqësues të BE-së dhe të Kosovës.

Nexhat Behluli nga Bujanoci e ka edhe një shpjegim tjetër.

“Shqiptarët nga jugu i Serbisë nuk votuan për listën e tyre për dy arsye. Ata garuan me dy lista të ndryshme. Edhe pse e dinin që do të ishte e vështrë për të kaluar pragun për shkak të ndarjes so votës, renditja e listës për deputetë ishte shumë më e rëndësishme për politikanët se sa interesat e qytetarëve, dhe për këtë arsye edhe u dënuan me votë”, ka thënë Behluli.

“Njerëzit nuk janë më dele, ata e kuptojën lojën dhe manipulimin nga liderët që kanë qenë në skenën politike në Bujanoc, Preshevë për më shumë se dy dekada, dhe kësaj here i poshtëruan në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai për këtë portal.

7 Komente

  1. b
    ben

    Pra sipas Nexhat Behlulit ka vend ajo proverba fantastike shqiptare qe thote: per inat te sime vjehrre do shkoj te fle me mullixhine. Nuk dalin ne zgjedhje dhe humbasin zerin e tyre ne parlamentin e nje vendi qe nuk i do si qytetare te tij. Me kete i kane bere Serbise nje sherbim shume te madh, duke i hequr qafe te vetmin deputet qe u shkaktonte probleme ne parlamentin serb.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mario

      Nuk i kuptoj shqiptaret qe jetojne nen ombrellen e shteteve te tjera dhe bejne dhjetra parti e konkurojne njeri-tjetrin. Kjo con uje ne mullirin e atyre qe i kane shtypur dhe ti ndjekin nga ato troje. Keta njerez nuk jane femije qe te shkojne nga Shqiperia tu japin udhezime per dicka kaq te thjeshte qe duhet te jene bashke. Po shqiptari si shqiptari, cdokush ne koke te vet ndaj edhe na ndane kashte e koqe mes vetit.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Mario-eshte e vertete ajo qe thoni, por po ashtu eshte fare i thjeshte edhe spjegimi. Duke patur parasysh nivelin kulturor te atyre trevave per te cilat po flasim, ku shkollimi eshte ne perqindje fare minimale, veprimtaria e sherbimeve sekrete te atyre vendeve ku jetojne keta shqiptare behet fare e lehte. Mjaftojne disa legene te cileve u paguhen para nen dore dhe ja ku u krijuan disa "parti politike" qe u mbushin mendjen njerezve te ndryshem sipas lidhjeve familjare qe kane. Kaq mjafton qe keto komunitete te percahen dhe te mos kene zerin e tyre ne parlamentet e atyre vendeve.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lion

        Ju shqiptaret e serbise keni qene dhe do mbeteni mbeturina te perandorise otomane. Popull injorant dhe te pa civilizuar dhe shani serbet. Duhet ta kerkoni nga vetja o injorante qe su bete njerez, nuk jeni ne gjendje te beni unitet ndermjet jush dhe kerkoni te drejtat. Eshte per te qare dhe qeshur me keto popull injorant. E meritoni aty ku ju kane lene.

        Përgjigjjuni
        1. l

              Lini një Përgjigje