Lufta në Ukrainë, Mali i Zi miraton sanksionet e para ndaj Rusisë

8 Prill 2022, 14:28Rajoni TEMA

Lufta në Ukrainë, Mali i Zi miraton sanksionet e para ndaj Rusisë

Qeveria e Malit të Zi sapo ka miratuar një paketë të masave kufizuese kundër Rusisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç përmes një postimi të tij në rrjetet sociale.

“Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa kufizuese në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Falenderojmë të gjithë ministrat për bashkëpunimin”, shkruan Abazoviç.

Abazoviç falenderoi të gjithë ministrat, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, NATO-n dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi për bashkëpunimin e tyre.

Mbledhja e qeverisë u drejtua nga Abazoviç për shkak se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapić ishte në Forumin Ekonomik Delphi.

Mali i Zi ishte i vetmi vend i NATO-s që nuk kishte miratuar deri masa kufizuese ndaj Rusisë për shkak se partitë pro serbe i kishin bllokuar ato.

 

Lini një Përgjigje