Zgjedhjet e përsëritura në Ulqin nuk prekin rezultatin: Partitë shqiptare sherr për kryetarin

8 Prill 2022, 10:48Rajoni TemA

Zgjedhjet e përsëritura në Ulqin nuk prekin rezultatin:

 

Përsëritja e zgjedhjeve vendore në Ulqin vetëm në një qendër votimi nuk ka pasur ndryshim rezultati. Pas ankesave nga disa parti shqiptare, u përsëritën zgjedhjet në një qendër votimi, por sërish mandatet për këshillin e komunës kanë mbetur të njëjta. Në Malin e Zi, kryetari nuk zgjidhet direkt, por nga këshilli me votim të fshehtë dhe shumicë absolute.

Sipas konfigurimit politik në Këshillin e Ulqinit, numrin më të madh të mandateve i ka koalicioni “Fillimi i ri” i kryeministrit të mandatuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, përkatësisht 14 këshilltarë, ndërkohë që për të arritur shumicën duhen 17-pra edhe tre të tjerë.

Koalicioni i dy partive shqiptare-Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike kanë marrë 6 mandate, duke u rënditur në vendin e dytë. Partia Forca e re Demokratike e deputetit Genci Nimanbegu ka marrë 5 këshilltarë. Nga partitë malazeze, DPS e Milo Gjukanoviçit ka 6 këshilltarë, ndërsa partia filoserbe Demokratska Stranka e ish-kryeparlamentarit Aleksa Beçiç ka marrë 2 këshilltarë.

Kandidati për kryetar komune i koalicionit të Abazoviçit, Omer Bajraktari, ka deklaruar se menjëherë do të zhvillohen bisedimet për koalicionin pas zgjedhor.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që isha bartës i listës FILLIM i RI e cila fitoi 4968 vota apo 43%. Ky është rezultati më i mirë i një koalicioni që në vitin 1992 dhe një fitore e madhe për Ulqinin. i falenderoj të gjithë qytetarët e Ulqinit që e pranuan unitetin dhe vizionin tonë, e posaçërisht i falenderohem anëtarëve dhe simpatizuesve të URËS dhe partnerëve tjerë të koalicionit. Fillimi i ri i Ulqinit ka nisur  para dy viteve dhe ai nuk mund të ndalet. Shumë shpejt do fillojmë negociatat me partnerët potencial për formimin e pushtetit!”, shkruan Bajraktari në një postim në rrjetet sociale.

Kurse Mehmet Zenka, kreu u Unionit Demokratik të Shqiptarëve, ka shkruar se “përkrah situatave të pakëndëshme që kurrsesi nuk i kan hije Ulqinit tonë, arritëm që fitoren ton ta mbrojm për së dytit herë po me të njajtin dinjitet dhe pastërti”. Dy partitë shqiptare’UDSH dhe Forca kanë bërë të ditur se do të ndalojnë krijimin e koalicionin qeverisës të partisë së Dritan Abazoviçit.

Zgjedhjet e përsëritura në Ulqin nuk prekin rezultatin:

Ndërkohë nëse qeverisin së bashku krijohet një aleancë e madhe për të krijuar stabilitet.

Siç ka ndodhur gjithmonë, përveç përçarjes mes partive shqiptare, ka ndodhur edhe fenomeni i ndikimit apo përdorimit të faktorit politik nga Tirana për zgjedhjet e Ulqinit.

Zgjedhjet e përsëritura në Ulqin nuk prekin rezultatin:

Kështu, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbështetur Dritan Abazoviçin, Sali Berisha është aktivizuar pro Unionit Demokratik Shqiptar të Memhmet Zenkës, që e kanë takuar në selinë e tij së bashku me kreun e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

TemA

Lini një Përgjigje