Vota e Serbisë në OKB kundër Rusisë: Patëm shumë presione

8 Prill 2022, 09:01Rajoni TEMA

Vota e Serbisë në OKB kundër Rusisë: Patëm shumë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbia ka dashur të abstenojë në votimin për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës.


“Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin” tha Vuçiç për RTS.

Më tej, kreu i shtetit serb tha se kërcënimi me sanksione dhe ndalimi i rrugës evropiane po rri pezull mbi Serbinë, për shkak të qëndrimit të Beogradit ndaj Moskës.


“Serbia është në rrugën evropiane. Ne jemi një shtet neutral ushtarakisht, por nuk jemi një shtet politikisht neutral, ne jemi në rrugën evropiane. Më pëlqen Perëndimi, e dua shumë Rusinë, por Serbinë e dua më së shumti në botë”, përfundoi Vuçiç.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    mos u mërzit vuç! ladi të kupton!! ai e di që ti e do rusinë sa do ai sërbinë,prandaj e kupton kur e përdor atë si të ka përdorur ai ty!! zgjedhjet i fitove!? të tjerat i bën pas!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      E dua rusine, po me shume dua serbine. Serbia eshte ne evrope, rusia ne azi. Kur bie zjarri ne shtepi do shkosh te komshia or vic.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje