"Rruga evropiane e Serbisë vendoset nga vendimi i tyre për sanksione ndaj Rusisë"

8 Prill 2022, 16:28Rajoni TEMA

"Rruga evropiane e Serbisë vendoset nga vendimi i tyre për

Serbia patjetër duhet të harmonizohet me Bashkimin Evropian në sanksionet kundër Rusisë, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

BE do të merr vendime më rëndësi karshi Serbisë bazuar ekskluzivisht me përshatjen e kësaj të fundit me vlerat dhe parimet e BE-së, tha zëdhënësi.

“Po bisedojmë me Serbinë në kornizën për negociatat për anëtarësim, si dhe përmes kontakteve të ndryshme – prej ekspertëve e deri në nivelin më të lartë politik”.

“Procesi ka nisur, dhe partnerët tanë në Serbi, por edhe të tjerët, janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për ne”, Peter Stano.

Stano konfirmoi se BE ka miratuar pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, raportoi media serbe “Nova”.

Serbia, duke qenë se është shtet kandidat në BE, duhet të harmonizojë politikën e jashtme dhe t’i bashkohet pakos së sanksioneve kundër Rusisë ose masa të ngjashme në nivelin nacional kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Kjo është një çështje e rëndësishme për neve që të parandalojmë maçinerinë ushtarake të Kremlinit për të mos e vazhduar agresionin brutal dhe ilegal kundër Ukrrainës”, theksoi BE.

Ai rikujton se liderët e BE-së nga samiti i marsit u bënë thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, “veçanërisht në rastet kur rrezikohet rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”.

“Ne presim një gjë të tillë nga vendet që duan anëtarësimin në BE dhe pretendojnë se bazohen në të njëjtat parime dhe vlera si BE-ja”, tha Stano.

Ai kujtoi rregullat e procesit të anëtarësimit për “përafrimin gradual” të vendeve kandidate me të gjithë legjislacionin e Bashkimit, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë, dhe tha se vlerësimet u bënë përmes kontakteve dhe raporteve të ndryshme se “ku ka mbetur prapa apo më shumë përpjekje ka mbetur prapa”.

“BE-ja dhe vendet e saj anëtare do të marrin vendime të rëndësishme për këto vende në bazë të vendimeve të tyre, harmonizimit dhe deklaratave të solidaritetit dhe angazhimit për të mbrojtur vlerat dhe parimet e BE-së”, përfundoi Stano.

 /Albanianpost.com

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    zgjedhjet u bënë,vuçi fitoi me putinin,tashti fillon këthesa!! vuçi e di fare mirë se putini nuk i ngrys 4 a 5 vitetet e presidencës së vuçit!! jepi vuç"dorzohu tek presionet e mëdha"!!

    Përgjigjjuni
    1. Visi

      Çfarë do të thot tani avokati i Serbisë Edvin Kristaqi????!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje