Dodik vazhdon çmendurinë e krahasimeve historike me nazistë, duke riprodhuar narrativën e Putinit

8 Prill 2022, 19:53Rajoni TEMA

Dodik vazhdon çmendurinë e krahasimeve historike me nazistë,

Dodik ka vazhuar polemikën e tij nacionaliste me Gjermaninë, të cilët para një dite i akuzoi për “nazizëm”.

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së nuk ka të ndalur me gjuhën e tij analoge me atë të Vladimir Putin, duke u thirrur në interpretime historike si “ne serbët dhe hebrenjt ishin viktimat më të mëdha të ideologjive të tmerrshme të lindura në Gjermani”.

Toni i Dodikut ngjalli reagime të shumta, siç ndodh rëndom, dhe u quajt i neveritshëm.

Kësaj here ai u drejtua ambasdores gjermane në BeH, Margaret Uber.

“Nëse ambasadorja Uber merret me histori dhe krahasime historike, atëherë ajo duhet ta dijë që serbët së bashku me hebrenjt ishin viktimat më të mëdha të ideologjisë së tmerrshme të lindur në vendin e saj, e cila morri dhjetëra miliona jetë në 1940”, ka thënë Dodik transmeton Danas.

“Nëse i referohet historisë, atëherë as ajo as Gjermania nuk duhet të harrojnë këtë fakt kur iu drejtohen popullit serb ose kur flasin për ta”, vazhdoi Millorad Dodik.

Dodik i cili dje i shkroi Vladimir Putinit dhe Sergej Lavrovit për njësitet paqeruajte evropiane EUFOR, tha se nuk ka asgjë kundër tyre por i “pengon” që ato të jenë para “qerdheve, shkollave, dhe ndërtesave të televizioneve”.

“A mendon EUFOR se ndoshta kërcënim i paqes dhe stabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë vjen nga këto objekte? Dhe në fund por jo përnga rëndësia, ambasadorja gjermane u dorëzua para shprehive të saj të këqija dhe në këtë mënyrë përzihet në punë të brendshme të BeH-së”, vazhdoi ai.

Ambasadorja gjermane në BeH i reagoi të premten Dodikut për gjuhën e tij urrejtëse dhe krahasimet e tij të paqëndrueshme historike.

“Ne fuqishëm mohojmë retorikën nacionaliste dhe nxitëse, krahasimet e papërshtatshme historike, mohimin e krimeve të luftës dhe gjenocidin, dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, veçanërisht në situatën aktuale”, ka reaguar ambasadorja gjermane.

Dje, Dodik e krahasoi ardhjen e mundshme të trupave gjermane në BeH në kuadër të misionit EUFOR me pushtimin nazist nga Lufta e Dytë Botërore, duke thënë se ata nuk ishin të mirëpritur në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai ka fyer edhe deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetoviç, i cili ka origjinë boshnjake dhe ishte refugjatë i të 90-tave.

“Kur e shoh, më kujton ata të rinjt”, tha Dodik, duke aluduar për rininë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lini një Përgjigje