Sheshel njofton tërheqjen nga politika

8 Prill 2022, 18:28Rajoni TEMA

Sheshel njofton tërheqjen nga politika

“Jam në gjendje vërtet të keqe tani. Në zgjedhjet e reja partia ndoshta do të drejtohet nga një president i ri. Nuk ndihem mirë dhe jam refuzuar dy herë nga populli serb në zgjedhje dhe e kuptova se ishte koha për t’u tërhequr”.

Kështu është shprehur lideri nacionalist serb, Vojisllav Sheshel. Sipas mediave serbe largimi vjen për arsye shëndetësore, duke mbyllur kështu ndoshta një nga faqet e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë në frymën e ideve që pasuan.

Shehel është i njohur për qëndrimet e veta publike dhe ka qenë i gjykuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lufte.

Duhet thënë se njësoj si të gjithë liderët e tjerë serbë të pas Jugosllavisë, ai nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e veta. Në vitin 1998 ai dhe partia e tij iu bashkuan Milosheviçit duke qëndruar kundër vendimeve të Perëndimit për ndërhyrje ushtarake.

1 Komente

  1. g
    ganiu

    Mos mor. Çfarë fatkeqësie? Ai i Rusisë ngordhi nga cobid, ky i Serbisë po na lë me dëshirën e vet?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje