
Radiotelevizioni i Zvicrës ka publikuar një intervistë të Dick Marty-it, ish-prokurorit dhe politikanit zviceran, i cili si anëtar i Këshillit të Evropës, kishte raportuar për përfshirje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një rrjet të trafikimit të organeve.
Bazuar mbi raportin e tij u desh të themelohej edhe Gjykata Speciale, përkundër se fakte për ato që thoshte Marty nuk dolën kurrë.
Por, tani Marty tregon se si serbët deshën ta vrisnin dhe t’ua linin fajet shqiptarëve të Kosovës. Për këtë arsye, prej kohësh atij iu desh të qëndronte i ruajtur nga policia e armatosur rëndë.
Që nga dhjetori 2020, Dick Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ai do të kërcënohej me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve të inteligjencës serbe. Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim diplomatik ndaj Beogradit.
“Me 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”.
Madje policia i kishin thënë se ai është në rrezik të shkallës së pestë, shkalla më e lartë e rrezikut, prandaj i ishte ofruar ndryshim i identitetit dhe adresës.
“Shkalla pesë nënkupton që të zhdukesh, por unë s’mund ta bëja këtë”, thotë Marty, “prandaj, kemi qëndruar në shkallën katër deri më tani”.
Marty dhe gruaja e tij kishin pranuar policinë në shtëpinë e tyre të cilët ishin të armatosur rëndë dhe kishin qëndruar ashtu për katër muaj e gjysmë.
Atij i ishte dashur të kufizonte edhe kontaktet në maksimum.
“Në fund të vitit 2020, ai më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos kontaktoja më me të”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku Marty-it.
“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.
Sot policia nuk është më në detyrë brenda shtëpisë së tij, “por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme”.
“Shtëpia është e mbushur me kamera dhe e pajisur me alarme dhe një dhomë sigurie ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile”.
Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marty vesh një jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile.
Siç tregon Marty “kërcënimi vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e ‘botës së krimit’. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje me porosi dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.
Të njëjtat të dhëna kishin edhe autoritetet zvicerane.
“Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe. Atentati i Dick Marty-t thuhet se iu besua disa burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët janë të trajnuar si ‘profesionistë absolutë’ që do ta kryenin atentatin ‘pa lënë gjurmë’”.
“Armën do ta sillte një serb në Zvicër gjatë dhjetorit 2020”.
Marty ka mbrojtje aktualisht, por shprehet se nuk vazhdohet kështu dhe ka kërkuar nga autoritetet zvicerane që jo vetëm ta mbrojnë, por të ndërmarrin hapa në eliminimin e rrezikut.
Pas një letre të tij për autoritetet ata “kanë dërguar oficerë policie në Beograd në fund të prillit për të biseduar me kolegët e tyre serbë”, por për Marty-in kjo është e pamjaftueshme.
“Kjo do të thotë se Prokurori Federal nuk do të udhëtojë në Serbi dhe se ai nuk do të bëjë kërkesë për ndihmë juridike dhe se Berni zyrtar do të heqë dorë nga veprimet diplomatike. E gjithë kjo pavarësisht nga ekzistenca e indikacioneve konkretë për një vrasje të planifikuar të një ish-raportuesi të Këshillit të Evropës dhe senatori zviceran nga shërbimet inteligjente të një vendi të huaj”.
Gazeta franceze “Mise au Point” ka pyetur autoritetet zvicerane se cila është arsyeja e mungesës së një reagimi më të ashpër në raport me autoritetet në Serbi.
Siç i janë përgjigjur gazetës institucionet, saktësisht Ministria Publike e Konfederatës, thuhet se “përveç aspektit kriminal, ky rast përfshinë edhe komponentë politikë për shkak të kontekstit tejkombëtar”.
Po me sa me kujtohet mua a ka qene raporti i Dik Martin ai qe fajesonte Shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves bashke me KURVEN e gjykates se Hages Karla Ponti??????Kush e konfirmon kete nese eshte keshtu sic them une apo jo??????????????????????//
Do kishin bërë mirë se ke punuar shumë për serbët si ajo shoqja jote Del Ponte
Burre qelbesire ! Te pakten tani qe hetimet u bene dhe hipotezat e tua te ndyra te shkruara me pagese nga qarqet ruso-serbe, dhe tani qe e mesova qe serbe jane mjeshtra per te bere krime dhe per tua faturuar shqiptareve duhet te kishe burrerine dhe thoje qe raporti qe ti pergatite rezultoi i pavertete dhe te kerkosh falje publike per demin gjigand qe i bere Kosoves dhe Shqiperise.
Marti duhet te dali dhe ta pergenjeshtroj publikesht per ato poshteresi qe ka thene per shqiptaret eshte nje njeri I ulet qe eshte perdorur nga udb serbe Perse jo munde te kete mar para serbe dhe ruse dhe tani kerkon mbrotje ai duhet te flasi per shpifjet duhet te bej transparent sa eshte paguar dhe nga kush Mos te kaloj nga shpifja ne shpifje.
Keshtu ndodh kur merr para per te bere punet e pista te Putinit dhe kurvave te tij serbe. Bere nje raport te mbushur me genjeshtrat e tua,te ruseve,serbeve dhe Argites e Bashes. Thaci dhe ish luftetare te tjere te UCK jane ne Hage vetem per genjeshtrat e tua. Shpresoj qe serbet te te japin plumbin se me te vertete e meriton.
Jo mer jooo...serbet max dun me e vra se do jet prish me ta per pune lekesh nga trafiku organeve Po ky klyshi dreqit ben mir te ruhet nga Zoti se ai do ja marri koken
Me siguri Dick Marty ka ikur nga trute. Ai beri ato akuza monstruoze qe jo vetem nuk u vertetuan por tregojne se kush eshte ky monster. Sot ne rrethana krejt te kunderta, Dicku ne vend te thote te verteten se ai beri punen e Millosheviqit, flet “kodra mbas bregut”. NQS serbet kane dashe ta vrasin kjo do te thote qe ta vulosnin nje here e pergjithmone gojen hale te Dickut. Ai e beri “dobicin”, dhe serbet kane dashur tja lene atij ne dere nje here e pergjithmone, per te fshehur se si ishte kurva e serbit. Nuk di si mendon Basha per kete pune. Po Saliu cmund te na tregoje per historite e “shtepise se verdhe”, ku Basha dhe vajza e tij kane punuar me Dickun. A ka lidhje serbi dhe Dicku qe Saliu zgjodhi Bashen si trashegimtarin e tij.Fol or Sali si eshte e verteta.
Si duket paret qe te kan paguar ruset I ke majt te gjitha vete e si ke ndare me Karla del Ponten, nderkohe qe edhe ajo ka merita po aq sa ti ne ate mision Moskovit. qeneri zvicerane.
EH NDYRESIRE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ishalla e gjejne dhe i japin ate qe kerkoi. Karma nuk harron!
Le të strehoet ne “SHTEPIA E VERDHË” , te mare roje Lulin , atje eshte i sigurt !
Pasi u sherbeu krimineleve serbe po merr shperblimin final. Mirenjohja e vetme e kriminelit eshte nje plumb pas koke.
Eh mor Dik . Do te duhej qe te provoje ne lekuren tende agresorin qe nuk mund te jete kurre viktima.Agresori mbetet agresor , dhe me pisllekun tend , deshe te beje shqiptaret te tille por mqs nuk u arrit kjo gje , pazari qe kishe me serbet u prish dhe kete gje ata nuk do ta falin kurre . Te duhet te mendosh per lekuren tende nga serbet dhe te mbash mbi shpatulla mallkimin e mijrave viktimave te pafajshme shqiptare qe provuan agresionin e pashembullt barbar serb. Demin shqipetareve ju a bere, te ndjekte deri ne varr mallkimi i tyre.