Biserko: Nacionalizmi rus dhe serb janë e njëjta gjë

10 Prill 2022, 21:15Rajoni TEMA

Biserko: Nacionalizmi rus dhe serb janë e njëjta gjë

Nacionalizmi serb është i ndërtuar mbi të njëjtën tezë me atë ruse që artikulohet për gjoja “serbë dhe rusë të rrezikuar” të cilët dikush duhet shpëtuar, thotë kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko.

“Për këtë arsye”, thotë Biserko, “Serbia po e armatosë veten për të synuar pozicionin e liderit rajonal”.

Putin përdor të njëjtën retorikë me atë të Sllobodan Millosheviç, që tani po e përvetëson edhe Aleksandër Vuçiç, thotë ajo.

“Zgjerimi rus në Ballkan po ndodh në një kohë vakumi strategjik, derisa shtetet e rajonit janë ende të pakonsoliduara, të lëndueshme (vulnerable), dhe me identitete ende të papërfunduara gjë që i bën ata të prekshëm ndaj ndikimeve dhe presioneve të jashtme”, thotë Biserko për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Serbia nuk ka kurrëfarë ideologjie tjetër përpos nacionalizmit, thotë Biserko. Tash e sa kohë.

“Nacionalizmi serb mbështetet në tezën se populli serb është i rrezikuar, veçanërisht ata që jetojn jashtë Serbisë, dhe se Serbia është e rrethuar me fqinjë me qëllime armiqësore. Prandaj edhe armatimi i madh për të arritur pozicionin e fuqisë rajonale”.

“Kjo, sigurisht, do të thotë mirëmbajtje të vazhdueshme të tensioneve në rajon dhe rritje mosbesimi ndaj fqinjëve përmes propagandës sistematike që u jep mbështetje stereotipeve negative ndaj fqinjëve me të cilët do të duhej të normalizonte marrëdhëniet”, shprehet aktivistja serbe.

4 Komente

  1. V
    Vertet

    ????????

    Përgjigjjuni
    1. s
      s'ka problem

      Nacionalizmin nuk e ka vetem Serbia por edhe Amerika , shih Greqine , Italine , Spanjen , pse fitoi Orban ne hungari ? shih francen Bota ka filluar luften e trete vetem shtetet qe fitojne nga lufta i shtojne parfum GJAKUT

      Përgjigjjuni
      1. Visi

        Ka Problem.... Asnjë nga nacionalizmat që ke përmendur ti dhe Ramucat tjerë,njësoj Si Ramë Kristaqi ,avokati i Vuçiçit ,që akuzon shqiptarët për nacionalizëm për të arsyetuar tradhëtinë e tij nuk mund të krahasohet me nacionalimin agresiv serb ,që ashtu siç thot humanistja serbe ,nacionalizmi serb është i krahasueshëm vetëm me nacionalizmin rus. Këtë nuk mund ta pranojnë vetëm pasardhësit e kopilave ië Miladinit,Mugoshës e Tempos.

        Përgjigjjuni
      2. s
        shori

        Ik moj shurruthull..., cfare duhej te bente sipas teje Serbia...??? T'u lepinte bythen amerikaneve, si shqipot medioker e injorante, qe thjesht ulin kurrizin dhe pastrojne gropat e halese cdo padroni, duke shitur nene e babe per nje "qofte me panine" ...???!!! Le te dale njeri te me shpjegoje, pse hegjemonia amerikane eshte me e mire se ajo ruse...???!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje