Operacion gjysmë sekret: Kina bën dërgesë të sofistikuar kundërajrore në Serbi

10 Prill 2022, 18:11Rajoni TEMA

Operacion gjysmë sekret: Kina bën dërgesë të

Mediat dhe ekspertët ushtarakë bënë me dije ditën e sotme se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, që thuhet se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e mbrojtjes e Serbisë nuk është përgjigjur akoma në lidhje me lajmin.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç konfirmoi shpërndarjen e sistemit me rreze të mesme që u ra dakord në 2019, duke thënë të shtunën se ai do të paraqesë “krenarinë më të re” të ushtrisë serbe të martën ose të mërkurën.

Edhe pse Serbia ka votuar në favor të Kombeve të Bashkuara në rezolutat që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose të kritikojë hapur mizoritë e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

3 Komente

  1. ?
    ??????????????????????????????????????????????????

    Neper mjet territorit Turke. Pastaj Edi Rama dhe shume Shqip foles Turqit i quane vllezer po si ka munsi që Turqija për her po i gjindet Serbise në gadishmeri?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Antishpellar

      O loqe, s'ka asnje ligj qe mund ta ndaloj nje aéroplan transporti drejt Serbise pasi s'ka sankcione kunder saj! ...pa Turqine moti Greqia te kishte futur hunin si atij malokut ne Krete

      Përgjigjjuni
    2. V
      Veterani

      E po e shohin BE dhe SHBA që në ditën e shënimit të gjenocidit serb në Bosnje, vendet e komuniste – fashite po e armatosin aleatin tyre në Ballkan – Serbinë. Vendet anti demokratike si Kina, Rusia dhe Bjellorusia etj. por bëjnë çmos bile falas e armatosin me armë të reja ofensive Serbinë kundër vendeve Ballkanike. Kurti dhe Osmani nuk bënë asgjë që të armatoset FSK dhe populli i Kosovës që është para një rreziku serioz. Ata dhe BE po bëjnë ndonjë deklaratë kinse po e trembin regjimin e Serbisë sa për të mashtruar opinionin dhe keqtrajtojnë veteranët që luftuan agresorin serb. Rreziku më madhe është shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët por edhe për vet Evropën dhe SHBA. Aspiratat serbe - ruse për gati dy shekullore asnjëherë nuk janë shuar që të asgjësojnë fqinjët dhe të dal Sllavija ortodokse në Adriatik - Mesdhe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje