
Edhe ata me doktorata të rreme mund t’ia shpjegojnë Vuçiçit se çfarë pasoja ekonomike do të rëndonin mbi Serbinë po qe se BE heq dorë nga investimet në vend si përgjigje e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, shpjegon akademiku serb, Boris Begoviç.
“Elita politike gjermane me ca fjalë të ëmbla, për shembull, ndaj kompanive gjermane, mund të ndalojë rrjedhën e investimeve në Gjermani dhe të ndalojë investimet që janë bërë”, tha akademiku serb për “FoNet”, transmeton Danas.
“Kjo do të ishte konsekuencë e rëndë ekonomike mbi Serbinë, por edhe politike. Ata që e rrethojnë Vuçiçin mund t’ia shpjegojnë fare lehtë këtë, madje edhe ata me doktorata të rreme këtë mund t’ia shpejgojnë”.
Begociç konsideron se tani edhe është koha që Aleksandër Vuçiç të ndërmerr pozicione strategjike.
“Përshtypja ime është se për BE-në është e rëndësishme që Serbia t’u bashkohet atyre sanksioneve që janë më të dukshme dhe që kanë simbolizëm të madh politik, siç është, për shembull, mbyllja e hapësirës ajrore ndaj avionëve rusë, ose ndërpjerja e fluturimeve për në Moskë”.
Serbia ka vazhduar ambivalencën e saj në raport me Rusinë, në njërën anë duke dënuar agresionin ndaj Ukrainës, dhe në anën tjetër duke mos iu bashkuar botës perëndimore në sanskionet kundër Rusisë.
Lini një Përgjigje